FB

March 2, 2022 | 8:45

Si të identifikoni një marrëdhënie parasociale, të cilën një psikolog e quan një “marrëdhënie e imagjinatës”?

Një marrëdhënie parasociale është ajo në të cilën një person ka ndjenja për dikë që nuk e njeh ose nuk komunikon me të. “Unë i quaj marrëdhëniet parasociale ‘marrëdhënie të imagjinatës’ sepse ato përfshijnë zhvillimin e ndjenjave ndaj dikujt me të cilin nuk keni kontakt të drejtpërdrejtë, si një personazh i famshëm, atlet, muzikant, personazh publik, apo edhe një personazh imagjinar”, thotë terapistja Emily Simonian.

CIS Dating App

Megjithatë, këto marrëdhënie ndryshojnë nga marrëdhëniet e përgjithshme të njëanshme që karakterizohen më shumë nga një çekuilibër i vëmendjes ose dashurisë, sepse në rastin e një marrëdhënieje parasociale, asnjëra palë nuk e njeh njëri-tjetrin. Në një dinamikë të tillë, ne mund të krijojmë histori se si ndihet personi tjetër për ne dhe të shijojmë atë ndjenjë lidhjeje pa rrezikuar refuzimin. Me këtë në mendje, marrëdhëniet parasociale mund të kënaqin një varg të tërë nevojash ndërpersonale që një person mund të ketë. “Për shembull, thjesht të lidhesh me atë person, të mbushësh një boshllëk shoqëror ose romantik në jetën tënde, të fitosh një ndjenjë mbështetjeje ose frymëzimi nga ai person, ose të kesh ndjenja të forta admirimi për të”, thotë Simonian.

A është gjithmonë e pashëndetshme një marrëdhënie parasociale?

E thënë thjesht, ekspertët thonë se shëndeti i një marrëdhënieje parasociale varet nga intensiteti i saj. Këto marrëdhënie mund të ofrojnë familjaritet dhe rehati (e cila karakterizohet kryesisht si e shëndetshme) ose të rrënjoset më shumë në sjelljen që ndryshon jetën (me gjasë më pak të shëndetshme). “Nëse e gjeni veten të zhytur në mendime për atë person, duke kontrolluar vazhdimisht mediat sociale ose burime të tjera lajmesh për informacione rreth atij personi dhe kjo pengon funksionimin tuaj të përditshëm, ka të ngjarë që mendimet dhe ndjenjat tuaja mund të bëhen të rëndësishme”- thotë Simonian. Nëse e gjeni veten në një marrëdhënie parasociale që po shtrembëron ndjenjën tuaj të realitetit, ka hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni drejt ndërtimit të marrëdhënieve kuptimplota dhe të ndërsjella. “Një nga aspektet më të dëmshme të marrëdhënieve parasociale është nëse nuk po ndërveproni ose nuk jeni më në marrëdhënie me ata që ju rrethojnë”, thotë Simonian, kështu që “pyesni veten se cili është hapi i parë i rehatshëm për ju që të filloni të ndërveproni përsëri. Terapia mund të jetë një burim i shkëlqyer për t’ju ndihmuar ta bëni këtë. “Psikoterapia afatgjate mund të adresojë çështjet relacionale që mund të jenë në themel të sjelljes së marrëdhënieve parasociale”, thotë Beckett-Pratt. Në thelb, ndonëse dashuritë me të famshmit mund të jenë argëtuese (dhe shpesh jo të dëmshme për ju), është e rëndësishme të ruajmë marrëdhëniet tona me realitetin.

 

Përgatiti K.I / Burimi wellandgood.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top