FB

July 3, 2024 | 7:15

Si të jeni të sjellshëm?

Të jesh i sjellshëm është një cilësi e rëndësishme që i ndihmon njerëzit të tjerë të ndihen të mirëpritur dhe të respektuar. Disa mënyra për të qenë të sjellshëm janë:

1

• Jini të edukuar me kamerierët.

• Kujtohuni gjithmonë të thoni “faleminderit” dhe “të lutem”.

• Mos bëni asnjëherë si të ishit në shtëpinë tuaj, të paktën nëse ai që ju ka ftuar në shtëpi, nuk ta kërkon një gjë të tillë.

• Përshtateni sjelljen tuaj sipas rastit. Mund të jeni më pak i ngurtë në një darkë familjare, se sa në një mbrëmje galà. Kjo gjë vlen edhe për veshjen. Nëse nuk e dini se në cilin event do të merrni pjesë, pyesni se në cilin ambient do të zhvillohet, në mënyrë që të jeni më të përgatitur. Nuk ka më keq se sa të gjendeni në një festë elegante të veshur me xhinse e çizme.

• Mos i ndërprisni njerëzit kur janë duke folur me dikë tjetër apo nëse janë duke bërë diçka.

• Është shumë më keq të gënjeni dhe t’ju zbulojnë, se sa të thoni të vërtetën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top