Një orar fleksibël pune duket i thjeshtë apo jo? Kur punoni aq orë sa keni mundësi në krahasim me një orar të caktuar pune, por në fakt me kalimin e kohës do të kuptoni se me një fleksibilitet më të madh krijohet dhe një nevojë më e madhe për disiplinë.
Nuk është gjithnjë aq e lehtë sa duket që të punohet në këto rrethana.
Fleksibiliteti kërkon që ju të menaxhoni mirë, kohën dhe veten tuaj. Ju duhet të jeni të kujdesshëm që të vendosni dhe përmbushni afatet tuaja dhe të mbani përgjegjësi pasi askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ju.
Por si të arrini të keni sukses në një ambient fleksibël pune?
Krijoni një rutinë të përditshme
Njerëzit janë krijesa që ecin sipas zakoneve. Ne na pëlqejnë modelet e rregullta dhe lehtësisht të dallueshme. Fillojeni ditën tuaj me një model rutinë dhe të qëndrueshme edhe në qoftë se detyrat tuaja të punës ndryshojnë gjatë gjithë javës. Formimi dhe mirëmbajtja e një rutine të përditshme solide është themeli i produktivitetit tuaj dhe ju përgatit për sukses afatgjatë.
Respektoni ditën e punës
Edhe me një orar të ndryshëm, ju duhet të trajtoni çdo ditë si çdo ditë pune tjetër të strukturuar. Në mëngjes, çohuni nga shtrati dhe bëhuni gati për ditën tuaj ashtu si çdo ditë e zakonshme pune. Nëse zakonisht bënit dush përpara se të shkonit në punë, sigurohuni që të vazhdoni ta bëni këtë. Duke u siguruar që të jeni të veshur për zyrën apo hapësirën tuaj tipike të punës , e bëni trurin tuaj të kuptojë se dita e punës ka filluar.
Komunikoni
Siç pritet, kur punoni në një orar fleksibël, ju e shihni shefin, punonjësit dhe kolegët tuaj më rrallë, por prania juaj fizike nuk duhet të ndikojë në produktivitetin tuaj.
Për të kompensuar mungesën e diskutimeve personale me të tjerët, ju duhet të mbani komunikim të rregullt. Thirrjet telefonike, e-mailet apo tekstet me përditësime të rregullta do t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht për të mbajtur kontaktin që ju duhet. Shefi dhe kolegët tuaj do të dinë se nuk keni kaluar orët tuaja duke parë Netflix. Ata gjithashtu do të jenë në dijeni të asaj që keni dhe nuk keni arritur ende, gjë që është çelësi për të shmangur jo-efektshmërinë.
Mos harroni qëllimet tuaja
Kur punoni pa orar fiks është e lehtë të zvarriteni dhe të ndiheni sikur mund ta bëni gjithçka më vonë. Nëse e gjeni veten duke menduar se atë punë mund ta bëni edhe në fundjavë kujtohuni se përse keni zgjedhur një orar fleksibël dhe pasojat nëse ju nuk i përmbaheni rutinës suaj. Zvarritja në punë ka gjithnjë pasoja afatgjata. Niveli i disiplinës që nevojitet për të vendosur afate dhe për t’ju përmbajtur atyre do t’ju kërkojë të vlerësoni me ndershmëri se sa kohë dëshironi të kaloni në jetën tuaj personale dhe sa në punën tuaj.
Kjo nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, por të mësuarit për të bërë këto thirrje gjykimi, si dhe zbulimin dhe zbatimin e qasjes së drejtë, do të jetë e vlefshme për kohën tuaj.
Burimi / scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.