FB

November 5, 2021 | 8:15

Si të keni energji gjatë ditës?

Askujt nuk i pëlqen ideja të jetë i plogësht, me pak energji dhe gjallëri të venitur. Kur mendojmë për jetën tonë, të gjithë duam që ajo të jetë me energji, drithëruese, e plotësuar. E megjithatë, një numër i lartë njerëzish ndihen vazhdimisht ose shumë shpesh të lodhur, pa energji, apatikë, të pamotivuar, të fikur. Pse ndodh kjo?

Jeta stresuese, plot me detyrime, i privon shumë njerëz nga çfarëdolloj mundësie rekuperimi. Kështu, vit pas viti, lodhja grumbullohet, deri sa shndërrohet në një konstante të jetës.

Thënë këtë, mundohuni të merrni në konsideratë këto pesë hapa për të ndihmuar veten dhe për të rikuperuar energjitë kundrejt mirëqenies fizike. Këto pesë këshilla janë një recetë e garantuar për mirëqenien tuaj fizike. Të gjithë mund të kenë më shumë energji gjatë ditës, mjafton pak forcë vullneti dhe motivim për të kryer disa gjeste që do t’ju ndryshojnë jetën.

  1. Gjumë i pakënaqshëm

Kjo mund të duket një gjë e mirëqenë, por shumë njerëz vuajnë nga një lloj pagjumësie. Edhe nëse mesatarisht duhet të flini tetë orë, disa persona mund të duan edhe më pak orë, sepse e rëndësishme është cilësia e gjumit dhe një gjumë i mirë ju bën që të ngriheni në mëngjes të çlodhur. Këtë vlerësim duhet ta bëni vetëm ju. Zgjoheni shpesh gjatë natës dhe nuk bëni gjumë të qetë? Atëherë filloni të evitoni kafeinën dhe alkoolin në mënyrë që të flini mirë e të ngriheni të çlodhur.

  1. Pini mjaftueshëm ujë

Uji nuk është i rëndësishëm vetëm për të hidratuar lëkurën dhe për aparatin tretës, por edhe për të oksigjenuar të gjithë sistemin limfatik e qelizor (jo rastësisht formula kimike e ujit është e përbërë përveç hidrogjenit ashtu dhe nga oksigjeni: H2O). Jini të vetëdijshëm për sasinë e ujit që pini gjatë gjithë ditës. Do të ndiheni më mirë kur të keni pirë të paktën dy litra ujë në ditë.

  1. Sa më shumë fruta dhe perime

Një dietë e ekuilibruar është thelbësore për të ruajtur organizmin në formë dhe për të mbajtur sa më larg sëmundjet. Konsumoni sa më shumë perime dhe fruta, edhe jashtë vakteve. Shfrytëzojini ato për të ulur aciditetin e ushqimeve: sa më shumë kunguj, fasule, selino, sallatë. Po ashtu besojini shprehjes: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, duke e zëvendësuar mollën me tri-katër kokrra në ditë.

  1. Ushtrime fizike aerobie

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se mungesa e aktivitetit fizik është një mënyrë për të rifituar energjinë dhe për të pushuar, nuk është kështu: muskujt tanë janë bërë për t’u përdorur dhe për t’u ngacmuar nga lëvizja fizike. Ushtrimet fizike shtojnë energjinë, duke bërë që zemra të rrahë më shumë, prodhon më shumë oksigjen në gjak dhe në muskujt e trupit dhe shton aftësinë kardio-respiratore.

  1. Kushtojini rëndësi mëngjesit

Shumë njerëz mendojnë se vakti i mëngjesit nuk është shumë i rëndësishëm, por e kanë gabim. Trupi juaj ka pushuar gjithë natën dhe mënyra e vetme për ta “rindezur” në mëngjes është duke e ushqyer. Është njësoj si të nisni makinën pa karburant – nuk do të ndizet. Diçka e lehtë dhe e shëndetshme është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar ditën.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top