FB

December 10, 2021 | 10:14

Si të keni gjumë më të mirë natën

 

Sipas Këshillit të Fjetjes, ne jemi nën sundimin e epidemisë së pagjumësisë. Përveç se jemi të lodhur dhe nervozë, mungesa e gjumit mund të ketë efekt afat-gjatë në mirëqenien e shëndetit tonë. David Hurst ka bërë disa kërkime për gjumin.

  1. Balanconi Ying-un dhe Yang-un tuaj

Në mjekësinë tradicionale kineze besohet se pagjumësia shkaktohet nga disbalanca mes rang (energjitë pozitive, agresive) dhe yin (energjitë pasive, të qeta). Duke vënë gjilpëra në meridiane të caktuara në trup, akupunktura mund të rivendosë balancën. “Trajtimi i akupunkturës ju sjell balancën dhe harmoninë mes trupit dhe mendjes,” thotë akupunkturisti Gerad Kite i klinikës Kite në Londër. “Ne jemi pjesë e natyrës dhe kështu duhet t’i përgjigjemi në veprimet e saj natyrale. Për shembull, ne jemi ndërtuar në mënyrë të tillë që të bëhemi më aktivë kur lind dielli dhe kur dielli perëndon ne pushojmë. Çdo lloj disbalance mund të shkaktojë pagjumësi si çdo gjë që është e ndërlidhur mes trupit dhe mendjes. Çdo lloj disbalance mund të shkaktojë pagjumësi përderisa çdo gjë mes trupit dhe mendjes janë të ndërlidhura. Për të rregulluar balancën dhe harmoninë në tërë sistemin tonë, gjumi bëhet një efekt-anësor natyral i trajtimit.

  1. Flisni për problemin tuaj

Nëse keni disa net që ju ka pushtuar pagjumësia, mos e mbani vetëm për veten tuaj. Flisni me një mikun tuaj apo një të afërm për gjërat që ju shqetësojnë apo që ju vijnë ndër mend gjatë natës. Nuk ju ndihmon për t’u qetësuar kur ju i mbani vetëm për vete ato që ju shqetësojnë. Kur të keni ndarë problemin me dikë tjetër do ju jepet mundësia që të dëgjoni një këshillë, një mënyrë zgjidhjeje apo thjesht do të ndjeheni më të çliruar kur të mendoni se nuk jeni vetëm në problemin tuaj. Kjo do ju ndihmojë që të ndjeheni më të sigurt dhe pagjumësia do filloj largohet.

  1. Rrisni sasinë e magnezit

“Magnezi është mineral thelbësor në trupin e njeriut dhe shpesh mbahet si minerali relaksues për shkak të rolit që ka në relaksimin e muskujve” thotë dietologia Fiona Kirk. “Njerëzit që kanë vuajtur nga sindroma e lodhja e këmbëve dhe pagjumësia kanë treguar përmirësime pas marrjes shtesë së 300mg magnez për 4 deri në 6 javë.” Për të marrë më tepër magnez në ushqimin tuaj Kirk rekomandon të hani shumë arra, drithëra, fasule, zarzavate jeshile të errëta, peshk dhe mish pa dhjam. Një tjetër mënyrë është të bësh masazh me vaj magnezi përpara se të shkoni në shtrat.

  1. Ndërroni mënyrën e të menduarit

Asgjë nuk e përkeqëson më shumë pagjumësinë sesa shqetësimi për të. Dr Gregg D Jackobs, autor i “Thojini Lamtumirë Pagjumësisë”, ka kaluar 20 vjet duke kërkuar për pagjumësinë në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit dhe beson se mund të flemë më mirë duke zëvendësuar mendimet negative me mendime pozitive. “Nëse shtriheni syhapur, në vend që të mendoni “Oh, jo, jam akoma zgjuar”, mundohuni të mendoni “Gjithmonë shkoj në shtrat për të fjetur herët ose vonë”, thotë ai.

 

 

Përgatiti: Manjola Ereqi   |   Burimi: PsychoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top