
Anila Kalleshi
Dietologe
Çdo nënë menjeherë pas lindjes ka shqetësim si të rikthehet në format e saj trupore të mëparshme. Një dietë të shëndetshme dhe e ekuilibruar dhe një aktivitet fizik i lehte, do të ju ndihmonte të humbisni peshën e tepërt dhe të tonifikonit sadopak muskujt. Ushqyerja duhet të jetë e balancuar, veçanërisht nëse fëmija juaj ushqehet me gji.
Po kështu aktiviteti fizik nuk duhet të jetë shumë i rëndë. Ju duhet të konsumoni pak a shumë çdo gjë, por me lëvizje intiligjente, hani shëndetshëm pa sakrifikuar shijen, duke shmangur tejngopjen dhe sasitë shumë të mëdha. Preferoni bishtajoret dhe drithërat, mishin e bardhë, frutat dhe perimet sezonale.
Dhe në qoftë se ju doni të kontrolloni futjen e karbohidrateve, atëherë zgjidhni orizin dhe makaronat integrale, ushqime të pasura në fibra që rezultojnë të jenë edhe të mira për zorrët. Mos anashkaloni mëngjesin, i cili është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Kushtojini vëmendje kombinimit të ushqimeve gjatë një vakti: është gjithmonë e rëndësishme të konsumoni karbohidratet dhe proteinat së bashku për të siguruar ekuilibrin glicemik.
Kujdes!! Në këtë fazë, edhe për shkak të ushqyerjes me gji, ju duhet të shmangni alkoolin, kafeinën dhe të përdorni pak kripë, duke u mbështetur te erëzat për shije. Mos kunsumoni djathërat e stazhinuar dhe sallamerat e çdo lloji, po keshtu kujdes nga konsumimi i peshkut të papërpunuar dhe frutave te detit krudo, sepse ata kanë tendencën të jenë ushqime që mund të shkaktojnë intolerancë dhe alergji. Embëlsirat në këte fazë konsumojini sa më rrallë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.