Atmosfera e festave të fundvitit na përfshin në emocione të ndryshme. Për të marrë më të mirën e tyre, ju këshillojmë këto hapa të cilat do t’ju mbajnë në koherencë me veten dhe kushtet ku ndodheni.
- Jepini vetes leje të ecni ngadalë!
- Mos u fiksoni se gjithçka është perfekte, të qenit i lumtur është ajo që ka rëndësi!
- Nuk duhet të ndiheni fajtorë për të thënë ‘Jo’!
- Përpjekjet tuaja janë më se të mjaftueshme!
- Vidhni kohë për veten tuaj dhe reflektoni!
- Mundohuni të keni pritshmëri të ulëta për të shmangur zhgënjimin!
- Kaloni kohë me të dashurit tuaj pa ekrane!
- Krijoni sa më shumë kujtime të mira!
- Së fundi, mos harroni të merrni frymë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.