FB

July 3, 2023 | 9:27

Si të kujdeseni për flokët tuaj në verë? Këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë

Gjatë gjithë vitit duhet të kujdesemi siç duhet për flokët tonë, për të plotësuar jo vetëm nevojat tona reale, por edhe për të përballuar më mirë ndryshimet që sjell çdo stinë. Sidomos në verë, trupi ynë, përfshirë flokët, ka nevojë për më shumë hidratim dhe një trajtim më specifik, duke përdorur produkte të përshtatshme që përmbushin pritshmëritë tona.

Janë disa produkte që nuk duhet të mungojnë në bukurinë tonë verore , madje dhe mbi të gjitha ato që do të marrim me vete gjatë pushimeve.

Përdorimi i një llaku mbrojtës nga dielli për flokët është thelbësor çdo herë që ekspozohemi në diell: prandaj jo vetëm në det ose në pishinë, por edhe në mal ose për një shëtitje të thjeshtë, kështu flokët do të mbrohen dhe hidraohen kurdoherë.

Është gjithashtu e rëndësishme të përdorni gjithmonë një shampo hidratuese, një kondicioner specifik dhe një vaj me një formulë të përshtatshme për mbrojtjen e flokëve gjatë stinës së nxehtë, siç janë produktet nga linjave të fundit për kujdesin e flokëve të cilat ofrojnë ushqim, duke i bërë menjëherë flokët më të shëndetshëm dhe më të shndritshëm.

Të mos harrojmë kurrë të bëjmë maska hidratuese për flokët. Ashtu siç kujdesemi për lëkurën e fytyrës dhe trupit me produkte specifike, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe me flokët.

Mos përdorni tharëse flokësh : të paktën në verë, ne përpiqemi t’i thajmë sa më shumë flokët “në erë”, për të mos lejuar që nxehtësia e tharëses t’i thajë edhe më shumë flokët.

Po kështu, le të përpiqemi të mos përdorim shumë makinerit e tjera për të rregulluar kaçurrelat: një efekt i lagësht që është i thjeshtë për t’u marrë është më i mirë. Nëse vërtet nuk bëjmë dot pa të, atëherë është më mirë të përfitojmë nga temperaturat jo shumë të larta dhe të aplikojmë një produkt që mbron flokët nga nxehtësia.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top