Gurët në veshka janë masa të vogla solide që zhvillohen në rrugët urinare. Gurët e veshkave formohen kur përqendrimi i kripërave dhe mineraleve në urinë është shumë i lartë, dhe në këtë mënyrë fillojnë të formohen kristalet. Pas një periudhe disa javore këto kristale zmadhohen e shndërrohen në gurë. Ndaj për t’u siguruar që kjo gjë nuk do të ndodhë ju duhet të bëni disa ndryshime në dietën tuaj.
Ju duhet të:
- Pini 8-10 gota me ujë në ditë për të penguar përqendrimin e mineraleve në urinë të cilat formojnë gurët në veshka.
- Reduktoni përdorimin e kripës, në këtë mënyrë ju do të reduktoni sasinë e kalçiumit në urinë.
- Reduktoni konsumimin e produkteve me përmbajtje të lartë kalçiumi si qumështi apo djathi, pasi studimet kanë treguar se konsumimi i më shumë se 2 porcioneve me produkte bulmeti në ditë e dyfishon rrezikun e formimit të gurëve në veshka.
- Nëse keni pasur më parë gurë në veshka apo nëse doktori ju ka paralajmëruar se përqendrimet e mineraleve në urinën tuaj janë shumë të larta, ju duhet të shmangni konsumimin e ushqimeve të pasura me vitaminë C si portokalli.
- Sheqeri gjithashtu mund të ndikojë në formimin e gurëve në veshka me përmbajtje kalçiumi. Kështu që duhet të shmangni ushqimet dhe pijet me përmbajtje të lartë sheqeri.
Burimi / https://www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.