Mirëqenie

January 9, 2018 | 8:59

Si të largojmë depozitat e kolesterolit rreth syve

Depozitat e kolesterolit rreth syve janë një shenjë e kolesterolit të lartë. Kjo ndryshe njihet me emrin xanthelasma. Depozitat e kolesterolin rrotull syve, jo gjithmonë janë shenjë e kolesterolit të lartë, por gjithsesi, një analizë laboratorike, nuk do bënte dëm. Janë të padëshiruara në pamje, marrin ngjyrë në të verdhë dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme.

Edhe pse këto depozita mund të hiqen në mënyrë kirurgjikalë, në disa raste nuk është i rekomanduar, sidomos kur është shumë afër syrit. Depozitat e kolesterolit rrotull syve mund t’i ndodhë çdo njeriu, por janë më të shpeshta tek personat që kanë probleme me kolesterolin e lartë në gjak. Disa shkaqe të tjera janë diabeti, cirroza biliare primare, çrregullimet metabolike etj. Këto situata çojnë në rritje të nivelit të yndyrave në gjak dhe kontribuojnë në depozitat e koleserolit rrotull syve. Ja disa nga metodat shtëpiake:

– Vaj kastori, pasi në këtë vaj është gjetur një lloj acidi i cili redukton pamjen e kolesterolit rrotull syve. Zhysni një pambuk në vaj kastori (vetëm me cold press) dhe aplikojeni në zonën e prekur. Pastaj masazhojeni mirë dhe lëreni natën zonën të pashpëlarë nga vaji. Në mëngjes, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

– Uthulla e mollës ka treguar rezultate në reduktimin e kolesterolit (gjeni atë të pastër se lloj -lloj ka, ju rekomandoj tek firma 99 lule pasi i ka të certifikuara bio 100%), dhe mban të ulta nivelet e kolesterolit të keq ose LDL. Zhysni një copë pambuk dhe aplikojeni mbi zonën e prekur, disa herë në ditë, pastaj shpëlarje me ujë të vakët.

– Farat fenugreek i zhysni në ujë natën dhe pini lëngun në mëngjes në stomak bosh. Ndihmon në reduktimin e kolesterolit. Gjithashtu edhe këtë lëng, me anë të një pambuku, mund ta aplikoni mbi zonën e prekur.

– Qepët, lëngu i nxjerrë nga qepa, përzihet me pak kripë dhe me një leckë të pastër, para gjumit aplikohet në zonën e prekur, lihet natën ose masazhohet ose thjesht ujin e qepës mbajeni natën dhe shpëlajeni të nesërmen.

– Lëkura e bananes vendoset sipër zonës së infektuar  çdo natë para gjumit.

– Lëng portokalli ul kolesterolin e keq, kështu që pini disa herë në ditë

– Hani bajame ose arra (3 të tilla).

– Konsumoni më shumë fruta perime dhe reduktoni mishin/Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top