FB

December 21, 2023 | 7:40

Si të largosh ankthin dhe stresin brenda vetes

1Ankthi nuk vjen vetëm nga faktorë të jashtëm. Shpesh jemi ne që i ushqejmë vetes stresin: pasi duam të jemi gjithmonë më të mirët, të vlerësohemi, të arrijmë edhe objektiva shpesh të pamundur. Të gjitha këto mund të na krijojnë një ndjenjë stresi dhe ankthi, së cilës duhet t’i bëjmë ballë – për t’u ndier më mirë me veten tonë.

 

 

 

1. Vlerëso veten

Ndalo së menduari dhe besuari se meqë nuk je ti më e mira e klasës, ashtu siç është mikja jote, apo meqë nuk je shumë e njohur siç është një tjetër personazh publik, ti nuk ia vlen për asgjë! Secili ka cilësitë dhe të metat e veta. Askush nuk bën përjashtim. Përpiqu të gjesh te vetja atë që ke të veçantë dhe kultivoje këtë ndjesi pak e nga pak. Do ta shohësh: shumë shpejt do të fitosh besimin që edhe ti MUNDESH!

2. Prano dështimin

Mund t’i ndodhë çdokujt! Të mos arrish të realizosh diçka është njerëzore. Të gjithë, në një formë a tjetër, e kanë provuar apo do ta provojnë këtë gjë në jetë. Pra, mos dramatizoni asgjë! Ka gjithmonë një herë tjetër. Besoni dhe mendoni se herën tjetër gjithçka do të shkojë mirë dhe ti do arrish të realizosh synimin tënd.

3. Mendo pozitivisht

Mos e shih jetën zi! Sigurisht, jo gjithçka është rozë, jo gjithçka çdo ditë shkon për mrekulli! Po mos e fillo ditën duke menduar se çdo minutë e orë e saj do të jetë blozë! Mendo se duke dalë nga një korridor i errët do të hasësh dikë, do të gjesh diçka, do të marrësh qoftë edhe një buzëqeshje! E menjëherë do të ndjesh se gjithçka do të ndryshojë!

4. Mos u mbyll në vetvete Ndihesh keq?

Mendon se asgjë nuk po shkon mbarë? Mos e mbaj brenda vetes këtë ndjenjë! Nxirre! Përndryshe ajo të helmon. Ke shumë mundësi për ta bërë këtë: flit me shoqen tënde më të mirë, me një të afërmin tënd apo me dikë të cilit i beson… Ose shkruaj, hidhi mendimet e tua mbi një copë letër. Do të ndihesh më mirë. Dhe nëse ke frikë se dikush mund të gjejë shkrimet e tua, mund edhe t’i djegësh më pas! Qëllimi është të kesh mundësinë të shprehesh, cilatdo qofshin mjetet që përdor!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top