Çdo ditë është e mbushur me streset dhe problemet e veta, ndoshta një problem në punë, një mosmarrëveshje me një mikun tuaj apo ndoshta dhe ankthi se si do të shkojnë gjërat në një çështje të caktuar është një peshë shumë e madhe për supet tuaja.
Por si ta reduktoni stresin dhe ta lini atë jashtë derës së shtëpisë suaj? Më poshtë do të gjeni disa mënyra të cilat kanë rezultuar mjaft të vlefshme përsa i përket kësaj çështje. Përpiquni t’i zbatoni ato me përpikmëri dhe gjithçka do të shkojë më së miri.
Identifikoni atë që ju streson
Mos bëni shumë gjera në të njëjtën kohë
Pastroni rregullisht shtëpinë tuaj
Një shtëpi e pastër në mënyrë të pavetëdijshme na bën të ndihemi më mirë. Kur të jeni të stresuar pastrojeni shtëpinë tuaj do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë e të ndiheni më mirë.
Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme
Mund t’ju duket e çuditshme por ushqimet ndikojnë drejtpërsëdrejti në humorin tuaj dhe mënyrën se si ndiheni. Ushqimet e pashëndetshme, ato që na pëlqejnë më së shumti të konsumojmë janë pikërisht ato që na dëmtojnë më shumë.
Përpiquni ta ktheni shtëpinë tuaj në një ambient të ndriçuar
Dekorojeni shtëpinë tuaj me art pozitiv
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.