Marrëdhëniet kanë tendencë të bëhen të mërzitshme për shkak të natyrës së tyre monotone, kështu që nëse qëllimi juaj është ta mbani lidhjen tuaj interesante, mund të jeni spontan duke bërë ndonjë nga gjërat e mëposhtme që funksionojnë për ju:
1.Dërgoni mesazhe dashurie
Dërgoni një mesazh dashurie të papritur. Të vazhdosh të jesh në mendjen e tij / saj dhe të mbash të freskëta ndjenjat mes jush.
2.Ndani dhurata
Për ta mbajtur marrëdhënien tuaj interesante, krijoni një zakon, atë të ndarjes së dhuratave, sado të vogla apo të mëdha mund të jenë këto dhurata.
3.Dilni së bashku
Çiftet mund të shkojnë në kinema, të shijojnë darkën, drekën ose mëngjesin së bashku, ose thjesht të kalojnë një kohë cilësore së bashku në një atmosferë të relaksuar.
4.Shkoni me pushime
Kjo mund të jetë shumë argëtuese. Nëse është një udhëtim në Hauai apo Bahamas. Pushimet janë një mënyrë e mirë për t’u çlodhur.
5.Interesohuni për hobet e njëri-tjetrit
Angazhimi në hobit e njëri-tjetrit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të ruajtur pikanten mes çifteve. Të bësh gjëra të tilla si të këndosh, të kërcesh, të ndash ide mbi një libër, mund të jetë shumë argëtuese.
6.Mbani gjallë romancën
Mbajtja gjallë e romancës në një marrëdhënie, ndihmon për ta mbajtur atë interesante. Kjo është arsyeja pse dhurimi i luleve, shkëmbimi i puthjeve, përqafimet e ngrohta janë të rëndësishme për të ruajtur ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Ada Jennifer
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.