Këshilla & Arsye

November 21, 2017 | 11:07

Si të mbroni fëmijën nga abuzimi

Për ta mbrojtur fëmijën nga abuzimet duhet që fillimisht të përdorni fjalë të sakta të emërtimit të organeve femërore dhe mashkullore.

kidnapping

Si duhet të veprojmë më pas?

  • I mësoni të shprehin ndjenjat. Kështu ata do ta kenë më të lehtë të flasin me ju, kur kanë një shqetësim.
  • Përdorni metoda disipline të pranueshme. Zbatoni mënyra disipline, të cilat nuk përdorin frikën. Ata do të   kenë besim që ju nuk do t’i rrihni, por do t’i dëgjoni.
  • Mësojuni atyre rregullin “Mjaft!“ Kjo është e rëndësishme për t’u mësuar fëmijëve që ata mund të ndalojnë gjithçka kur nuk ndihen mirë, duke thënë “Mjaft!” Pjesa e dytë e këtj rregulli është që nëse fëmijët thonë “Mjaft!“ dhe të tjerët nuk u binden, atëherë ata duhet të kërkojnë ndihmë nga një i madh.
  • Mësojini të respektojnë hapësirën personale. Tregojini që të rriturit nuk zhvishen dhe nuk prekin organet seksuale në publik, para njerëzve të tjerë dhe shpegojini që ju dëshironi që dhe ai t’i ndjekë këto rregulla.
  • Hiqni dorë nga sekretet. Mos mbani sekrete në jetën tuaj familjare. Fëmijët nuk duhen mësuar që të mbajnë gjëra për vete. Kështu, fëmijët të cilët kërcënohen nga dikush që të mbajnë sekrete, do ta kuptojnë se kjo është e gabuar dhe që ata duhet t’ia tregojnë prindërve. Përdorni fjalën “surprizë“ dhe jo “sekret”, kur doni të flisni për një dhuratë apo për një festë, që duhet mbajtur e fshehtë për pak ditë.
  • Kini kujdes për fjetjet jashtë shtëpisë të fëmijës suaj (në shokë apo të afërm);
  • Mos i shtyni fëmijët që të afrohen shumë me njerëzit. Shtyjini fëmijët të puthin vetëm ata njerëz, të cilët edhe ju do të donit t’i puthnit dhe përqafonit.
  • Shkoni me ta në tualete publike.
  • Respektoni trupin e fëmijës. Që nga koha që fëmijët nuk mbajnë më panolina, pra 3-4 vjeç, asnjë njeri tjetër përveç tyre (dhe mjekut) nuk duhet t’ua prekë organet seksuale. Ju duhet vetëm të kujdeseni për higjenën e tij./Përnenat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top