Mirëqenie

July 17, 2017 | 10:23

Si të mbroni lëkurën dhe flokët nga kimikatet e pishinave

Me rritjen e temperaturave dhe në pamundësi për të frekuentuar detin, shumë qytetarë u drejtohen pishinave. Pronarët e tyre neglizhojnë kujdesin për higjienën, ose e teprojnë me sasinë e klorit, duke shkaktuar pasoja te frekuentuesit.

1

Noti është një stërvitje totale e trupit. Klori i përdorur në pishina vret bakteret potencialisht të rrezikshme, por kjo ndikon negativisht te njerëzit. Ai heq vajrat natyrorë nga flokët dhe lëkura. Kjo mund të shkaktojë lëkurë të thatë dhe flokë të brishtë. Nivelet e larta të klorit mund të shkaktojnë efekte të caktuara anësore  si: acarim të lëkurës dhe syve. Klori mund zhbëjë ngjyrën e rrobave të banjos, si dhe të ndryshojë ngjyrën e flokëve tuaj të lyer.

Fëmijët

Notarët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të klorit, sepse trupat e tyre e thithin atë më lehtë sesa të rriturit. Fëmijët që shpesh vizitojnë pishinat kanë gjasa më të mëdha të zhvillimit të astmës.

Si të mbroni flokët dhe lëkurën nga ekspozimi ndaj klorit:

  • Notoni në pishina të hapura
  • Aplikoni vajra (kokosi) në flokë
  • Mblidhni flokët
  • Aplikoni krem për mbrojtjen e lëkurës
  • Pas notit shpëlahuni në dushe për të larguar kimikatet

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top