Kur të mësoni si të mendoni pozitivisht, fitoni çelësin për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës suaj.
Disa këshilla që ju ndihmojnë të mendoni pozitivisht:
- Shfaqni një qëndrim më pozitiv emocional dhe mendor ndaj vetes, njerëzve dhe situatave.
- Refuzoni të merrni pjesë në dialogjet e brendshme negative. Është vetëm humbje kohe dhe energjie.
- Mos lejoni që zhgënjimet, vështirësitë dhe pengesat të ndikojnë në humorin tuaj.
- Refuzoni të menduarit negativ.
- Mos lejoni që njerëzit të mendojnë dhe thonë se ndikojnë në mendjen dhe gjendjen tuaj.
- Bashkohuni me njerëz që sjellin diçka me vlerë në jetën tuaj.
- Thuaj gjëra pozitive për veten dhe për njerëzit e tjerë.
- Komplimentoni njerëzit kur ju mendoni se ata e meritojnë atë.
- Kini besim në veten tuaj dhe në aftësitë tuaja.
- Mundohuni të bëni gjërat në një mënyrë të re ose të ndryshme.
- Lexoni për njerëzit që kanë kapërcyer vështirësitë dhe kanë pasur sukses në jetë. Kjo do t’ju ndihmojë të mendoni më pozitivisht.
- Vendosni qëllime pa marrë parasysh sa e pamundur kjo mund të duket për momentin.
- Çdo objektiv i kryer, pa marrë parasysh se sa i vogël mund të jetë, do t’ju sjellë më shumë besim, vetëvlerësim dhe të menduarit pozitiv.
- Së paku një herë në ditë, mendoni dhe përpiquni të gjeni më shumë ide se si të mendoni pozitivisht në situata të ndryshme.
- Kini kujdes se çfarë imazhesh lejoni në mendjen tuaj. Si e shihni veten dhe rrethanat në mendjen tuaj, përcakton mendimin dhe qëndrimin.
- Analizoni sjelljen dhe qëndrimin tuaj, dhe pyesni veten pse po përsërisni zakonet ose qëndrimet që nuk i pëlqeni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.