Një guidë e përgjithshme për të marrë llojin dhe sasinë e duhur të yndyrave në dietën tuaj:
- Hani fara dhe arra. Farat më të mira janë arrat, farat e lirit, kungullit, lulediellit. Ju merrni më të mirën e tyre nëse i përzieni ato së pari dhe më pas i hidhni mbi drithëra, supë dhe sallatë.
- Përdorni peshkun e ujërave të ftohta, siç janë sardelet, salmoni, tonin e freskët, dy ose tri herë në javë, pasi kjo siguron yndyrna omega 3.
- Përdorni vaj farash të ftohtë. Zgjidhni një përzierës vaji ose vaj liri dhe përdoreni atë për në sallata dhe përdorime të tjera të ftohta, siç është hedhja mbi zarzavate në vend të gjalpit.
- Përdorni gjalpin e farave të kungullit për lyerje në vend të gjalpit, ose margarinës.
- Minimizoni konsumimin e ushqimeve të skuqura, ushqimeve të përpunuara, konservave, yndyrnave të ngopura nga mishi dhe produktet e bulmetit.
- Merrni suplemente vaj peshku për yndyrnat omega 3, vajit borage, primrose, ose yndyrnave omega 6.
Në terma praktike, ju mund të doni që të arrini një strategji kombinimi për të arritur një konsumim optimal të yndyrave për trurin tuaj.
Ja se çfarë ju rekomandoj unë:
– Një lugë gjelle çdo ditë me pesë lloje farash
– Vaj përzierës i ftohtë i presuar në sallata dhe mbi zarzavate
– Gjalp fara kungulli në bukë
– Peshk nga ujërat e ftohta dy herë në javë
– Suplemente EPA/DHA/GLA një herë në ditë
Publikuar në Revistën Psikologjia 2016
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.