Këshilla & Arsye

September 6, 2017 | 12:22

Si të mësojmë fëmijën të menaxhojë emocionet

Çdo njeri ka emocione. Të gjitha emocionet janë universale edhe pse shfaqen në mënyra të ndryshme. Është shumë e rëndësishme për ne të rriturit t’i mësojmë fëmijët të njohin dhe t’i kuptojnë shpërthimet emocionale. Një menaxhim i shëndetshëm i emocioneve do të thotë të njohësh format dhe mënyrat e ndryshme që i nxisin emocionet të shfaqen, të kuptosh çfarë fshihet pas emocioneve të pashprehura, si dhe të ndihmosh veten për t’i nxjerrë ato.

Cilat janë emocionet që fëmija shfaq më shpesh?

Ndër emocionet që shfaqen në mënyrë tipike në moshën e fëmijëve parashkollorë janë: frika, zemërimi, mërzitja, gëzimi dhe habia.

  • Frika

1

Ka lidhje me nevojën për të qenë i sigurt. Një fëmijë i frikësuar ka nevojë të largohet nga një vend apo nga dikush që i ngjall frikë, si për shembull nga një qen. Për këtë arsye, mësuesja duhet t’i thotë fëmijës “E shoh që ke frikë. Çfarë mund të bëj unë që t’i të mos kesh frikë nga qeni?” në vend që t’i thotë “Po pse, nga qeni ke frikë ti? Shih sa i mirë është ai”. Fëmija duhet ndihmuar të gjejë shkakun e frikës në mënyrë që më pas të gjejë zgjidhjen.

  • Zemërimi

1

Është i lidhur me nevojën për të qenë i respektuar. Zemërimi shpesh shprehet me një veprim energjik me qëllimin për t’i ndryshuar gjërat. Zemërimi mund të shfaqet si pasojë e një ngjarje të ndodhur më parë, ose si shkak i një ngjarje të çastit. Është një reagim i shpejtë për të bërë një ndryshim sa më të shpejtë. Zemërimi ëhstë një emocion që shfaqet shpesh te fëmijët gjatë kohës që ata punojnë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, sa herë që te fëmijët shfaqen shenja zemërimi, situata duhet kontrolluar, në mënyrë që të mos degjenorojë në sjellje apo veprime të njëpasnjëshme të papëlqyera.

  • Mërzitja

Image result for child emotion management

Është e lidhur me nevojën për t’u ndier mirë. Mërzitja shkaktohet kur humbasim diçka të dashur, kur prishet rehatia, kur ndërpritet një veprimtari që e bëjmë me qejf. Mërzitja është një emocion që shfaqet pas një veprimi në të shkuarën, të cilin nuk e rikthejmë dot. Për t’u rikthyer në gjendje normale, duhet të krijojmë kushte dhe mundësi të reja, të pranueshme nga fëmijët.

Është i lidhur me nevojën për t’u pranuar nga të tjerët. Gëzimi është një emocion pozitiv, i cili lidhet me një sukses, me një arritje, me një vlerësim pozitiv, të cilin përpiqemi ta ndajmë me të tjerët. Krenaria dhe kënaqësia janë pjesë e shfaqjes së gëzimit. Pranimi i suksesit dhe dëshira për ta ndarë me të tjerët na nxit për të ecur përpara. Por një shfaqje e tillë mund të jetë e papranueshme në raste apo kontekste të caktuara. (Në rastin e lojës, gëzimi i skuadrës fituese mund t’i acarojë fëmijët e skuadrës humbëse, prandaj emocionet pas lojës duhen menaxhuar me kujdes)./Pernenat

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top