Këshilla & Arsye

December 1, 2017 | 10:16

Si të mësoni vlerat etike te fëmija juaj

Është përgjegjësi e çdo prindi të ndihmojë fëmijën, për të vënë në praktikë gjërat që ai i sheh të arsyeshme.

1

Fëmijët nga natyra kanë vullnet të mirë, por shumë herë, meqë nuk kanë filtër emocional, të paaftë për të përmbajtur dëshirat e tyre nxjerrin më të keqen.

Si do t’i tregojmë fëmijës tonë vlerat morale që dëshirojmë t’i ketë në jetën e tij?

Sigurisht jo me diskutime të gjata dhe me stil filozofik, pasi kështu fëmija nuk do të jetë në gjendje t’i përkthejë në këshilla praktike. Është më mirë përmes një bisede, ndoshta fëminore për shijet tuaja, por që ka efekt tek fëmija.

Gjithashtu, pyetjet në masë të madhe ndihmojnë në udhëheqjen e mendimeve të tij. Jo pyetje që zgjojnë fajin, por pyetje që përpiqen të zgjojnë ndjeshmërinë e fëmijëve, aftësinë për të hyrë në pozicionin e tjetrit.

Jo ndëshkime!

Bisedoni vazhdimisht, dhe mos përdorni kërcënimet apo dënimet.

Dhe natyrisht mos harroni se ju jeni shembulli i fëmijëve tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top