FB

September 13, 2023 | 7:20

Si të mos hash natën: 9 këshilla për të menaxhuar situatën

Ndjekja e një diete në mënyrë të vazhdueshme mund të jetë e vështirë, dhe pas një dite të tensionuar në të cilën jeni përpjekur të ndiqni rregullat, ndodh që të zgjoheni gjatë natës me një dëshirë të madhe për të ngrënë.

Por, si të shmangësh këtë situatë? Ja 9 këshillat që duhen vënë në praktikë…

 

  1. Përpiquni të kuptoni nëse është uri nervore apo fiziologjike. Ndërsa e para është e papritur, e dyta vjen hap pas hapi.
  2. Mos shkoni në shtrat me stomak bosh, por hani një darkë të lehtë dhe ushqyese
  3. Bëni një plan për një rutinë online me marrjen e duhur ditore të kalorive
  4. Kurrë mos hani para televizorit ose pajisjes suaj sepse nuk do të jeni në gjendje të kuptoni kaloritë e konsumuara
  5. Përpiquni të kuptoni se çfarë emocioni keni në momentin kur doni të konsumoni diçka aq vonë
  6. Gjatë ditës bëni ushqime me pak kalori për të shmangur mbërritjen në orët e mbrëmjes me uri të tepruar
  7. Kompensoni atë moment sikleti dhe boshllëku emocional duke bërë aktivitet fizik, gjimnastikë ose një shëtitje jashtë.
  8. Imagjinoni pasojat dhe ndaluni para se të kafshoni kafshimin e parë pas të cilit nuk do të jeni në gjendje të përmbaheni
  9. Pini ngadalë një çaj bimor ose një pije të nxehtë me pak kalori, gjë që ju jep një ndjenjë ngopje dhe ju relakson.

 

 

 

 

 

/Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top