FB

January 24, 2023 | 8:20

Si të mos kërkosh më miratimin e të tjerëve dhe të fillosh të kënaqësh veten

Nga pasiguria dhe nga respekti i ulët për veten, shumë prej nesh kanë gjithmonë nevojë për miratimin e të tjerëve. Por është e rëndësishme ta duash veten dhe me një udhëtim të gjatë mund të fillosh ta bësh këtë.

Megjithatë, për t’u ndier mirë, për t’u ndier më të sigurt dhe për të përballuar sfidat e vazhdueshme që na vë përpara jeta, është e rëndësishme të mos kërkojmë më miratimin e të tjerëve dhe të fillojmë t’i pëlqejmë vetes pa pritur pëlqimin e të tjerëve çdo herë.

Por, si është e mundur kjo?

Donald Winnicot, pediatër dhe psikoanalist i famshëm anglez, pohoi se “një fëmijë pasqyrohet në sytë e nënës dhe nga shikimi i saj ndërton vlerësimin që ai ka për veten e tij”. Ky mekanizëm pastaj vazhdon përmes të gjitha përvojave pozitive që kemi gjatë gjithë jetës dhe ndihmon për të ndërtuar pranimin ose refuzimin e vetvetes.

Megjithatë, nëse mënyra se si na perceptojnë të tjerët ndikon në idenë që i bëjmë vetes, duhet të mësojmë edhe ta pëlqejmë veten me anë të shikimit tonë. Gjëja e parë që duhet bërë është të ndalojmë së konsideruari vetëm idenë që kanë të tjerët prej nesh dhe të fillojmë të vëzhgojmë me sytë tanë kufijtë dhe potencialin tonë, duke njohur talentin dhe virtytet tona personale.

Delegimi i profilit se kush jemi ekskluzivisht tek të tjerët është gabim, sepse në këtë mënyrë mjafton një kompliment për të na bërë të ndihemi të rëndësishëm dhe një kritikë për të na rrëzuar.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për të mos kërkuar më miratimin e të tjerëve dhe për të filluar të pëlqejmë veten, është të vëmë veten në qendër të jetës sonë. T’i qëndrojmë të vërtetë vetes, asaj që besojmë, ideve tona dhe kjo mund të nënkuptojë edhe pakënaqësi ndaj pritjeve të atyre që na rrethojnë.

Në këtë mënyrë, shpesh të kap ndjenja e fajit, por duke vazhduar të përqendrohesh te vetja, rritesh dhe forcohesh. Ne mësojmë të vëzhgojmë veten me një vështrim mirënjohjeje dhe pranimi, duke u përqendruar në atë që kemi dhe jo në atë që na mungon; Vetëm në këtë mënyrë është e mundur t’i japim vlerë ekzistencës sonë dhe individit që jemi.

Ne e vlerësojmë trupin tonë Padyshim që imazhi që ndërtojmë nga vetja varet edhe nga mënyra se si e shohim veten fizikisht; Shpesh na bëjnë të ankohemi për një fizik që ka të gjitha karakteristikat për të punuar në maksimum, por ndonjëherë e harrojmë dhe e “trajtojmë” keq. Duke filluar ta doni veten edhe pse me ato defektete e vogla atëherë ju do të keni një mirëqenie psikologjike më të forte dhe të shëndetshme.

 

 

 

 

Burimi / Amando.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top