FB

February 5, 2021 | 8:25

Si të ndaloni sjelljen vetësabotuese…

 

Kur bëhet fjalë për të ndjekur ëndrrat tona dhe për të bërë gjërat për të cilat jemi më të apasionuar, ne mund të jemi armiku ynë më i keq. Ne e mbushim trurin tonë me aq shumë biseda negative sa që përfundimisht fillojmë t’i besojmë ato. Ne fillojmë të besojmë se nuk jemi mjaft të denjë, nuk jemi mjaft të aftë, nuk jemi mjaftueshëm të bukur, mjaft të dobët ose mjaft të zgjuar.

Ajo që zëri ynë i brendshëm na thotë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si e shohim veten dhe se si lundrojmë nëpër botë. Sa më shumë që flisni për gjëra negative në jetën tuaj, aq më shumë i besoni. Ju duhet të ndaloni vetë-sabotimin dhe të filloni të profetizoni. Nëse doni sukses, nëse doni mençuri, nëse doni të jeni të begatë dhe të shëndetshëm, duhet të deklaroni me besim fjalët e besimit dhe fitores mbi veten dhe familjen tuaj.

Ju duhet të ndryshoni zërin tuaj të brendshëm. Fjalët tuaja kanë fuqi. Jo vetëm për ju, por edhe për ata që ju rrethojnë. Çdo fjalë që flisni prodhon një efekt tek ju dhe të tjerët. E vërteta e problemit është se fjalët tuaja dërgojnë një energji që krijon një reagim tek të tjerët – një reagim që tenton t’ju kthehet. Ju zgjoni te të tjerët qëndrimet që mbani në vetvete.

Sot dua që të mendoni për fjalët që i thoni vetes. Cilat janë mesazhet që ju me vetëdije ose në mënyrë të pavetëdijshme po i dërgoni vetes dhe të tjerëve? Nëse suksesi ose dështimi i të gjithë botës varet nga kush je dhe çfarë thua, cilat fjalë do të thoje? Si ndikojnë fjalët që i thoni vetes në varësi të llojit të ditës që keni? Në të vërtetë jini të sinqertë me veten tuaj. A po i thoni vazhdimisht vetes “Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë?”, “Unë nuk mund ta bëj këtë apo atë”, ose “Nuk ka asnjë mënyrë që ata të më zgjedhin ndonjëherë”. Pyete veten pse është më lehtë për ty të besosh fjalimin negativ që i thua vetes sesa atë pozitiv? Nga buron ky besim?

Merrni pak kohë për të menduar për këto pyetje, shkruani përgjigjet tuaja në një fletore ose në një ditar dhe reflektoni mbi to. Pasi ta keni bërë këtë dua që ju të shkruani dhe të thoni sa vijon:

  • Duke filluar nga sot do largoj çdo dyshim, çdo mendim jo pohues dhe gjithçka që nuk kontribuon për të mirën time.
  • Sot jam mjaft mirë dhe kam besim se ndërsa e dua dhe kujdesem për veten time Universi do të më shpërblejë.
  • Unë jam gjëja më e madhe që do të më ndodhë ndonjëherë.
  • Gjithçka që më duhet për të qenë e suksesshme është brenda meje.
  • Unë jam një fëmijë i Zotit dhe vetëm kjo më bën të denjë.
  • Nuk kam asgjë për t’i provuar askujt.

Mendoni për këtë për një minutë sepse bota juaj varet nga kush jeni dhe fjalët që flisni. Ju lutemi, tregohuni të mirë me veten tuaj.

 

 

Burimi / https://iamnancyruffin.medium.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top