Të identifikosh njerëzit toksikë, është një hap shumë i rëndësishëm për rritjen tonë emocionale, sepse ajo na lejon të dimë se kush ndikon negativisht në jetën tonë. Është e rëndësishme që të jeni të sigurt në veten tuaj, të veproni me vendosmëri dhe të përdorni të drejtën tuaj për të vendosur. Për fat të keq, Vampirët e Energjisë ekzistojnë në të gjitha kontekstet e jetës sonë, që do të thotë se, ne duhet të mësojmë të identifikojmë ata dhe të mbrohemi prej tyre.
Karakteristikat e vampirëve të energjisë:
1) Kërkojnë mendim dhe e zhvlerësojnë: çfarë të tjerët thonë për ta nuk ka asnjë vlerë
2) Janë jashtëzakonisht të ndjeshëm, skandalizohen lehtë, e urrejnë ironinë
3) Minimizojnë gjërat pozitive dhe lartësojnë të gjitha gjërat negative
4) Shkaqet e sëmundjeve të tyre janë gjithmonë për shkak të faktorëve të jashtëm
5) Vazhdimisht ankohen, janë pak të vëmendshëm për të tjerët dhe nuk janë dëgjues të mirë
6) Çfarëdo që ju thoni, ata do e lidhin me diskursin mbi jetën e tyre
7) Shpesh janë oportunistë
8) Nuk tolerojnë ankesat e të tjerëve
9) Në qoftë se ata të arrijnë rezultate pozitive u japin pak rëndësi, duke menduar se kurrë nuk është e mjaftueshme
10) Sillen si viktima dhe janë mjaft teatralë
11) Bëjnë komente negative apo thashetheme për të tjerët
12) Presin më të keqen; hidhen menjëherë në përfundime negative
13) Përgënjeshtrojnë të vërtetën: kur diçka nuk ka shkuar në drejtimin e duhur; kanë tendencë të fajësojnë rrethanat e pafavorshme, fatin e keq…
14) Nuk iu pëlqejnë përgjegjësitë
15) Për të fituar besim paraqiten si njerëz me vlera të larta, njerëz të mirë, të qetë
16) Janë gënjeshtarë
17) Janë lajkatarë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.