Marrëdhënie

April 9, 2018 | 14:03

Si të njohësh një partner narcistik?

Narcizmi thjesht mund të jetë ai pasion për jetën që na shtyn të kemi besim dhe dashuri për veten, shpresën se gjërat do të shkojnë mirë. Ashtu si shumë gjëra të tjera, në doza të moderuara, narcisizmi është i dobishëm.

Përndryshe, kur merr dimensione ekstreme, narcisizmi rrezikon të bëhet një mënyrë për të qenë që të largon nga një kontakt i ngushtë dhe shkëmbimi i ndërsjellë me njerëzit e tjerë. Sigurisht, narcisistët kanë patina të sigurisë që i bën ata interesant dhe në fakt shpesh kanë shumë cilësi dhe një grup admiruesish. Hipokritë, egoistë dhe përbuzës, kanë nevojë për një auditor që ti duartrokasin. Ata janë mendjemëdhenj, mbivlerësojnë cilësitë që kanë dhe janë të bindur se kanë të drejtën të trajtohen në një mënyrë të veçantë.

Arroganca, kritika, superioriteti i shërbejnë personit narcisist që të mos vijnë në kontakt me këto pjesë të vetes që gjenerojnë vuajtje të patolerueshme: ato janë mbrojtje që e shpëtojnë nga depresioni.

Kur narcisizmi është shumë?

Narcisizmi mund të jetë një çrregullim i vërtetë personaliteti i karakterizuar nga:

  • Adhurim i vazhdueshëm;
  • Ndjenjë e ekzagjeruar për të qenë i rëndësishëm;
  • Mungesë e interesit të sinqertë për njerëzit e tjerë;
  • Fshehja nën bindjen e të paturit zili;
  • Aftësia e dobët për të përjetuar ndjeshmëri.

Racamier, një psikoanalist francez, foli për perversione narcisiste dhe një tjetër psikanalist, Kernberg, përshkroi narcisizmin malinj, i cili është një përzierje agresioni, mizorie dhe sadizmi me të cilën disa njerëz përpiqen të fitojnë.

Njihuni me një partner narcistik

Në jetën reale, perversioni narcisist dhe narcizmi malinj, i gjejmë, për shembull, në marrëdhëniet e një çifti në të cilin një partner tepër i dashur dhe me një vetëbesim që, përtej paraqitjeve, është një sitë për t’u përdorur (nganjëherë pa vetëdije) për ta bërë tjetrin të ndihet i paaftë, ai e manipulon atë aq shumë saqë e shtyn atë të shkurtojë lidhjet me shokët e tij, ta izolojë dhe ta bëjë skllav.

Një partner narcisist gjithmonë gjen arsye për të sulmuar personin tjetër, për ta kritikuar atë dhe për ta bërë atë të ndihet gjithnjë e më i pasigurt dhe në të njëjtën kohë me fat, sepse ajo e ka pranë saj. Ngadalë ky person bëhet i varur nga partneri narcisistic dhe nuk mund të bëjë asgjë vetëm ose pa mendimin e tij.

Partneri narcisist është një magjistar i fajit: ai është gjithmonë i gatshëm të thotë se faji është i personit tjetër. Meritat, po, ato janë vetëm të tyret.

I pafe dhe gënjeshtar, partneri narcisist vazhdimisht ka nevojë për gërvishtje me të cilën të ushqehet vetëvlerësimi i tij dhe të braktiset pasi ai ka marrë gjithë energjinë e tyre. Interesi për të tjerët është vetëm instrumental dhe nuk jep asgjë ose jep shumë më pak se ç’duhet nga partnerët dhe të dashuruarit.

Natyrisht, në fillim duket se është e shkëlqyer. Partneri narcisist arrin të ndërtojë iluzionin e një bote të magjepsur në të cilën gjithçka është e mundur, për të dhe për ata që janë në krah. Shpesh duket si një romancë, në të cilën personi tjetër e ndjen atë të zgjedhur nga princi apo princesha dhe madje edhe në sytë e narcisistit ky person ka cilësi unike.

Në këtë pikë mund të pyesim veten nëse një narcisist mund të bie në dashuri. Që një narcisist (burrë apo grua) të bie në dashuri, është shumë e rrallë. Të duan një njeri duhet të jenë në gjendje të njohin se personi tjetër nuk është si ata, por ka identitetin e vet dhe dëshirat e tij, ka anët e forta dhe të dobëta dhe duhet të jenë në gjendje për të respektuar dhe të kujdesen.

Një partner narcisist, si të gjithë ne, ndryshon vetëm nëse ndjen diçka të gabuar me jetën e tij, vetëm nëse ai ndien nevojën për të ndryshuar veten.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.quipsicologia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top