Një shenjë e rëndësishme që tregon shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor është sfera e ndryshimeve në funksionimin e individit. Shfaqja e ndjenjave të tilla si frika, zemërimi është një pjesë normale e jetës. Ka shumë situata, të tilla si divorci, që shkaktojnë shqetësime emocionale. Situata të vështira mund të bëjnë që ju të ndjeheni i trishtuar për një kohë. Dhe dallimi nga një çrregullimi mendor, depresioni në këtë rast, konsiston në krijimin e periudhave të kohës, kur personi jeton me ndjenja të shpresës, barrës, dhe humbjes së kënaqësisë.
Përvojat e caktuara, mendimet apo ndjenjat janë sinjale për shëndetin mendor, praninë apo nevojë për ndihmë.
Në vijim janë shenjat e rëndësishme që duhet të njihen dhe gjurmuar:
-Humbja e kënaqësisë për të kryer detyrat që prodhonin më parë kënaqësinë
-Ndjenja e pavlefshmërisë ose fajit ekstrem
-Qarja në periudha të shkurtra pa një arsye
-Tërheqja nga marrëdhëniet me të tjerët
-Ankth, panik apo frikë intensive
-Lëkundje të mëdha në humor
-Probleme me gjumin (pagjumësia) dhe mungesa e oreksit apo gëlltitje të tepërt të ushqimit
-Mungesa e energjisë
-Humbja e interesit për aktivitetet e pëlqyeshme
-Shumë energji që shkakton vështirësi në përqëndrim
-Rritja e nervozizmit dhe zemërimit
-Besimi që të tjerët janë duke komplotuar kundër jush
Një e vërtetë në përgjithësi e vlefshme: sa më shumë të zgjasin këto shenja aq më serioz është problemi; sa më tepër ndërhyjnë me jetën e përditshme, nevoja për trajtim të specializuar është më i lartë.
Në përfundim, shëndeti mendor është se si mendimet, ndjenjat dhe sjelljet ndikojnë në jetën e një personi. Shëndeti i mirë mendor çon në një vetë-imazhi pozitiv, i cili nga ana e tij ndikon marrëdhëniet e individit me të tjerët përreth. Shëndeti i mirë mendor ndihmon të marrësh vendimet e duhura me sfidat e jetës në shtëpi, në punë ose në shkollë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.