Mirëqenie

March 15, 2018 | 10:17

Si të njohim simptomat e para-infarktit?

Korrigjimi i stilit të jetesës, rishikimi i dietës, shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit,  janë hapa të rëndësishëm drejt parandalimit të infarktit të miokardit

Infarkti i miokardit, i njohur zakonisht si sulmi në zemër, ndodh kur bllokohen një ose më shumë arterieve koronare që bartin gjakun, duke penguar rrjedhjen e tij për të arritur në muskulin e zemrës. Kjo ndërprerje mund të dëmtojë apo shkatërrojë një pjesë të muskulit të zemrës dhe të jetë fatale .

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të jemi në gjendje të njohim faktorët e rrezikut të sulmit në zemër të tilla si mosha, kolesteroli i lart, hipertensioni arterial, diabeti, obeziteti dhe intimiteti . Po, sepse një sulm në zemër nuk vjen gjithmonë papritmas. Dhe njohja e sinjaleve paralajmëruese sa më shpejt të jetë e mundur mund të jetë thelbësore për të shpëtuar jetën e një personi.

Infarkt dhe para-infarktit

Nëse është e vërtetë se në shumicën e rasteve simptomat e një sulmi në zemër janë të vështira për t’u identifikuar, është gjithashtu e vërtetë që kur është fjala për një para-infarkt, situata nuk është aq e rrezikshme. Ky çrregullim është një sinjal i qartë se diçka nuk shkon me trupin tonë, por çdo para-infarkt mund të ndryshojë shumë nga të tjerët sipas ashpërsisë, intensitetit dhe kohëzgjatjes.

Shenjat paralajmëruese

Por cilat janë sinjalet e rëndësishme që nuk duhet injoruar apo nënvlerësuar?

  1. Ankthi

Një sulm në zemër mund të shkaktojë një gjendje të fortë ankthi të shoqëruar nga takikardi të fortë.

  1. Dhimbje kraharori

Dhimbja e gjoksit është një nga simptomat më të zakonshme të sulmit në zemër dhe mund të ndodhë në qendër ose pak në të majtë, në drejtim të zemrës. Mund të ndjeni një ndjenjë të fortë presioni.

  1. Kollë

Kolla e vazhdueshme mund të jetë simptomë e një sulmi të zemrës për shkak të krijimit të lëngjeve në mushkëri.

  1. Marramendje

Marramendja mund t’i paraprijë një sulmi në zemër dhe të jetë e lidhur me ndryshime të papritura në ritmin e zemrës.

  1. Përzierje

Mund të ndodhë që të keni të vjella përpara një sulmi në zemër.

  1. Dhimbje në krahë

Në pjesë n më të madhe të sulmit në zemër, veçanërisht te meshkuj, dhimbja fillon nga gjoksi dhe zgjerohet në krahë

  1. Djersë të ftohta

Djersitja e papritur konsiderohet simptomë e një sulmi shumë të zakonshëm të zemrës.

  1. Ënjtje

Sulmi në zemrës mund të shkaktojë grumbullim të lëngjeve në trup. Ky fenomen mund të shkaktojë ënjtje në këmbë ose bark.

  1. Pagjumësia

Një zvogëlim i niveleve të oksigjenit në gjak mund të rezultojë në ndryshime të vogla që mund të shkaktojnë shqetësim dhe pagjumësi.

Simptomat e sulmit në zemër tek gratë

Te gratë, simptomat mund të shfaqen ndryshe nga burrat. Jo gjithmonë ndihet dhimbja tipike në gjoks që përfshin krahun e majtë, por një sërë sinjalesh të cilave duhet t’i kushtohet vëmendje.

  1. Lodhje e pazakontë

Lodhja mund të jetë një nga simptomat e papritura të sulmit në zemër. Po, sepse nëse ndjenja e lodhjes është bërë rutinë, mund të na tregojë se diçka nuk shkon. Veçanërisht nëse lodhja e tepruar vjen pas aktiviteteve të thjeshta siç janë lidhja e këpucëve, bëni disa hapa ose rregulloni shtratin.

  1. Djersitje e tepruar

Djersitja është një shenjë e zakonshme te gratë pas menopauzës. Por këto tregues të veçantë janë gjithashtu simptoma të sulmit në zemër kur ndodhin në momentet e ‘pushimit’.

  1. Dhimbje stomaku

Femrat mund të përjetojnë një dhimbje të fortë në stomak para një ataku në zemër.

  1. Dhimbjet mbrapa qafës

Sistemet e mbrojtjes së trupit janë shumë të ndërlikuar dhe ndonjëherë të vështira për t’u kuptuar. Ato janë shumë të mirë në dhënien e sinjaleve kur diçka është e gabuar, e gjitha që duhet të dimë është si t’i interpretoni ato. Kur ka një problem me aktivitetin kardiak, nervat shkaktohen në atë zonë. Por ndonjëherë dhimbja ndihet diku tjetër, si në pjesën e poshtme të shpinës ose pjesën e poshtme të nofullës së majtë.

Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni për një atak në zemër?

E vetmja gjë që mund të bëni në rast të sulmit në zemër ose para infarktit është të telefononi urgjencën  dhe të kryeni kontrollet  e nevojshme për të shpëtuar.

Faktori kohë në këtë situatë është elementi më i rëndësishëm për të ndërhyrë në mënyrë efektive dhe për të parandaluar dëmtimin: Pasi të diagnostikoni sulmin në zemër, ju duhet të vazhdoni për zhbllokimin e koronareve. Sa më shpejt të veproni, aq më e lartë është shkalla e suksesit .

Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të gjithë të dinë se si të njohin një sulm në zemër. Të jeni në gjendje të ‘diagnostikoni’ veten tuaj ose të ndihmoni të tjerët.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.donnamoderna.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top