Një nga aspektet më delikate të prindërimit është fakti se fëmijët e vegjël vazhdojnë të ndryshojnë. Vetëm kur mendoni se e keni kuptuar rutinën e gjumit (pa shpenzuar orë në dhomën e saj), ajo ndryshon.
Sigurisht që gjithmonë duam të ndihmojmë fëmijët tanë. Ndërsa ata rriten, ne duhet t’i inkurajojmë ata të bëjnë disa gjëra vetë.
Si të balanconi nxitjen e pavarësisë dhe të vazhdoni të jeni aty kur kanë nevojë për ju?
- Lëreni të udhëheqë fëmija juaj
Kur lind foshnja ka shumë nevoja ndaj ne mësohemi që të bëjmë çdo gjë për të, por me kalimin e kohës duhet të kuptojmë se ajo nuk është më foshnjë dhe mund të bëjë disa gjëra vetë. Ky ndryshim është aq i ngadaltë sa shpesh prindërit nuk i kushtojnë vëmendje dhe vazhdojnë ta trajtojnë fëmijën e tyre për një moshë më të vogël se mosha reale e fëmijës. Lajm i mirë është se fëmijët tanë shpesh do të na e bëjnë të ditur kur është koha t’i lëmë pak m ë t ë lir ë.
- Merreni parasysh temperamentin dhe masat e sigurisë
Fëmijët me vullnet të fortë apo aventuriere kanë shumë dëshirë të bëjnë gjëra në mënyrë të pavarur. Nuk është se ata po bëhen të vështirë me qëllim. Ata thjesht kanë një vetëbesim më të mirë dhe e marrin si cënim të forcës së tyre nëse përpiqesh t’i ndihmosh shumë. Kuptimi i temperamentit të fëmijës është i nevojshëm për të shmangur luftrat për pushtet.
- Zgjidhni me zgjuarsi debatet
Analizoni situatat veç e veç; a ka mundësi që të jepni pak më shumë liri pa cënuar sigurinë?Ndonjëherë balanca mes pavarësisë dhe dhënjes së ndihmës mund të përfshijë ndarjen e detyrës në disa pjesë; prindërit bëjnë diçka dhe fëmija bën pjesën tjetër.
- Gjuha ka rëndësi
Një tjetër çelës për gjetjen e balancës ndërmjet pavarësisë dhe ndihmës është përdorimi i gjuhës që fuqizon fëmijën tuaj. Përdorni atë mënyrë të foluri që e vlerëson fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj do të bëjë një punë që ju e dini që nuk e bën dot vetë, ktheni situatën nga ana tjetër dhe tregojini si t’ju ndihmojë ta bëni atë punë. Kjo shpesh funksionon mirë me detyrat e kuzhinës. Duke i treguar se si ajo mund t’ju ndihmojë, ju e fuqizoni atë të ndihet e pavarur, por ju ende keni pak kontroll mbi detyrën.
- Hiqni nga mendja rezultatin
Në luftën mes pavarësisë dhe të ndihmuarit, ajo që i shqetëson shpesh prindërit është rezultati. Nëse e le fëmijën të vishet vetë, do duket shumë keq. Mbase ky nuk është rezultati që duam, por vendosni kush është më i rëndësishëm, të nxisni pavarësinë dhe të eleminoni sjelljet e këqija të fëmijës suaj apo të jetë i mirëkombinuar në veshje.
Në fund të fundit, hapat e fëmijëve tanë drejt pavarësisë janë shenja se ne prindërit po bëjmë diçka të drejtë. Ata ndihen të bindur dhe të sigurtë sa duhet për të provuar detyrat e reja vetë. Gjetja e ekuilibrit të duhur ndërmjet ndihmës dhe mos pengimit të pavarësisë së tyre është një detyrë e ndërlikuar që pa dyshim do të funksionoj ë deri sa të arrijnë moshën madhore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.