Të jesh optimist nuk do të thotë të injorosh negativitetin, por të përqëndrohesh në gjërat pozitive.
- Rrini në kontakt me natyrën. Ajo do të ulë nivelin tuaj të stresit, do të përmirësojë kujtesën tuaj.
- Jini të mirë. Hiqni veten dhe problemet tuaja nga qendra e vëmendjes; të gjithë kanë probleme për t’u marrë me to. Nëse ndihmoni të tjerët, do të jeni më të lumtur dhe do të kuptoni se pavarësisht se sa e vështirë është për ju në këtë moment, është më e vështirë për dikë tjetër.
- Jini të këndshëm. Vlerësoni atmosferën pozitive rreth jush, kjo do t’ju ndihmojë në rritjen e aftësive tuaja mendore.
- Nëse ndiheni të lodhur mendërisht ose pa forcë merrni pushim.
- Gjithmonë qeshni (nëse është e mundur dhe e përshtatshme)
- Qëndroni me njerëz pozitivë.
- Gjithmonë shikoni në anën e ndritshme.
- Ajri i ri i pastër do të pastrojë mendimet tuaja dhe do t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë tuaja njohëse.
- Përballoni atë që ka ndodhur, edhe pse është negative. Mendoni për gjënë më pozitive që mund të bëni, për të hequr qafe negativitetin dhe për të shkuar përpara.
- Bëni një bisedë me veten (në një mënyrë pozitive).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.