Mirëqenie

December 23, 2019 | 8:12

Si të parandaloni shtimin në peshë gjatë festave

Ditët e festave për të gjithë ne janë të ndërthurura me ushqimin, pjatat e bollshme, ëmbëlsirat dhe pijet alkolike, pra në përgjithësi me një konsumim të tepërt të ushqimit. Probabiliteti, që të shtojmë në peshë gjatë periudhës së festave është shumë i madh.

1

Megjithatë, nëse do të ndjekim disa udhëzime të thjeshta mbi mënyrën e ushqyerjes përpara festave si dhe gjatë ditëve të festave, ka mundësi që të mos shtojmë në peshë, ose ato kilogramë që do të marrim ti humbasim shpejt pas kalimit të periudhave festive.

Përpara festave:

  • Limitoni konsumin e ëmbëlsirave. Duke qenë se gjatë festave tundimi për të konsumuar ëmbëlsira është shumë i madh, prandaj nëse mundeni, evitojini konsumimin e tyre në ditët përpara festave, por mirë do të ishte që ti evitonit sa të mundeshit edhe gjatë festave.
  • Konsumoni të paktën 5 racione frutash dhe perimesh çdo ditë. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë jo vetëm të ulni kaloritë e konsumuara, duke qenë se frutat dhe perimet krijojnë idenë e ngopjes, por edhe do t’ju sigurojnë doza ushqyese dhe vitaminash të konsiderueshme.
  • Konsumoni bishtajore (fasule, thjerrëza), peshk, ushqime të pasura në fibra.
  • Limitoni konsumin e alkoolit përpara periudhës së festave, duke lënë në këtë mënyrë më shumë hapësirë për konsum të tyre gjatë festave.

Gjatë periudhës së festave:

  • Gjatë periudhës së festave ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndrojini besnik këtij vendimi duke u thënë «jo» gjërave me tepri.
  • Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë i dëmshëm për ruajtjen e peshës suaj. Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe. Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, të tilla si coca- cola, pepsi..
  • Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha. Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime.

Pas festave:

  • Rikthehuni në konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës.
  • Mos dilni asnjëherë pa ngrënë mëngjes.
  • Shoqëroni vaktin e drekës me sallatë perimesh, në këtë mënyrë rritet ndjesia e ngopjes, duke konsumuar një sasi më të vogël ushqimi.
  • Shpesh konsumimi i dozave të mëdha të ushqimit nuk është në vetvete armik, aq sa mund të jetë mungesa e aktivitetit fizik. Pra, merruni me aktivitet fizik të një intensiteti mesatar, prej 150 minutash çdo javë.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top