Këshilla & Arsye

January 20, 2018 | 8:00

Si të përballemi me stresin e punës?

Kush beson se ka shqetësime psikofizike që lidhen me atë çka përjeton në vendin e punës duhet të reflektojë në pikat e mëposhtme:

1

  1. A është me të vërtetë vendi i punës që ju bën nervozë? A po shkarkoj në punë tensionin që grumbulloj në jetën private? Nëse është kështu, problemi nuk lidhet me punën, por me problematikat personale.
  2. Cilët janë elementët që më bëjnë nervoz? Çfarë më shqetëson? Kush apo çfarë më jep ankth? Reflektimi i këtyre pikave ju lejon ta fokusoni problemin dhe ndoshta ju jep forcën e duhur për të biseduar me eprorin, me koleget mikesha që mund t’ju ndihmojnë ta kaloni këtë vështirësi.
  3. Kur dal nga zyra jam e aftë t’i lë aty problemet? Shpesh, kur punohet në kushte të vështira, aty ku ka shumë tension, t’i lësh jashtë derës së shtëpisë këto ndjesi negative shndërrohet në një kompleks. Një këshillë mund të jetë: merrni frymë thellë para se të kaloni pragun e shtëpisë, në mënyrë që t’i largoni të gjitha ndjenjat me të cilat jeni mbingarkuar gjatë ditës. Ky ritual duhet të shndërrohet në një stërvitje të përditshme mendore dhe, si çdo ushtrim, duhet përsëritur sa më shpesh që të funksionojë.
  4. Në rast se puna juaj është burim i madh stresi, ju këshillojmë të flisni me një psikolog, në mënyrë që të përballeni me peshën emotive tejet të rëndë. Në rastet më të koklavitura punonjësit arrijnë të përjetojnë atake të mirëfillta paniku, qoftë edhe vetëm nga një mendim.

Nëse vuani nga stresi i punës duhet të filloni të mendoni se nuk jeni të papërshtatshëm, por që situata e vështirë mund të gjejë zgjidhje. Duhet vetëm të mësoni e të mos keni frikë të kërkoni ndihmë.

Burimi: www.ekonomiaonline.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top