Universiteti Luarasi ofron mundësi bursash për studentët që kanë rezultate të larta në arsimin e mesëm. E ftuar në News 24, pedagogia Leudita Ademi theksoi se maturantët me mesatare mbi 8 përfitojnë një ulje prej 30% në tarifën e shkollimit.
Sipas saj, kriteri kryesor për përfitimin e bursës është mesatarja e shkollës së mesme dhe rezultatet në provimet e Maturës Shtetërore. Universiteti synon të tërheqë nxënës të talentuar dhe të përkushtuar, duke krijuar një ambient cilësor studimi dhe zhvillimi profesional.
“Ne përpiqemi që të kemi nxënës dhe studentë të shkëlqyer,” – theksoi Ademi, duke e cilësuar këtë politikë bursash si një nxitje për ekselencën akademike.
Leudita Ademi, pedagoge në Universitetin Luarasi: Universiteti jep bursa për studentët që kanë mesatare 8 e lart, zbritja shkon në 20 përqind. Kriter mbetet mesatarja e shkollës së mesme dhe e provimeve të maturës. Ne përpiqemi që të kemi nxënës dhe studentë të shkëlqyer.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.