Çdonjëri nga ne e përjeton kalimin e vitit si një pikënisje apo rindërtimi, një hap drejt të ardhmes, një mundësi të ri për të reflektuar dhe ndryshuar. Psikologjia e ka identifikuar këtë moment si “tokë dhe liri”, ka ndryshimin e vitit si një pikë referimi kohore që krijon ndarjen midis të kaluarës dhe të ardhmes.
Ky shkrim vjen si një përgatitje më e thellë në nivelin e vlerave, qëllimeve, lidhjes me vetveten dhe me dimensionin shpirtëror të jetës. Do të shqyrtojmë disa hapa, mbështetur nga autorë dhe studime në fushën e psikologjisë dhe asaj shpirtërore.

Hapi 1: Reflektimi mbi të kaluarën
Për të përgatitur veten për një vit të ri shpirtëror, është e rëndësishme të bëjmë një reflektim të sinqertë mbi vitin që po mbaron: çfarë ndodhi, çfarë mësuam, çfarë duam të lëmë pas. Rachel Allan, autore e psikologjisë së ndryshimit, në një artikull mbi përgatitjen psikologjike për vitin e ri, sugjeron:
“Reflektimi nuk është për t’u rikthyer në gabime, por për të kuptuar se çfarë na mësoi viti që lamë pas.” Në studimin “Positive Childhood Experiences and Spiritual Well‑Being” u gjet se përvoja pozitive e fëmijërisë dhe fleksibiliteti psikologjik luajnë një rol të ndërmjetëm në mirëqenien shpirtërore. Kështu që, le të reflektojmë mbi vitin që lamë pas jo vetëm si “çfarë nuk shkoi mirë”, por si “çfarë u zhvillua, çfarë po lind brenda meje”. Gjithashtu mund t’i bëni vetes pyetje ndihmëse për reflektim:
Cilat ishin ngjarjet kryesore për mua këtë vit?; Çfarë më mësuan ato (për veten, për marrëdhëniet, për vlerat)?; Çfarë do mbaj me vete, çfarë duhet t’i jap lamtumirë?; A ndiej se kam lënë ndonjë zhurmë, ndonjë barrë, që po më pengon? Në këtë hap, qëllimi nuk është vetëkritika në stilin e “duhet të kem bërë më mirë”, por mirësjellja me vetveten, të shohim me sy të qetë se ku jemi dhe të bëjmë vend për të ardhmen.
Hapi 2: Lirimi dhe falja
Një vit i ri shpirtëror kërkon që të kemi lirinë e brendshme të çlirimit, atij nga pengesat e brendshme, falja për veten dhe për të tjerët, dhe pranimi i asaj që nuk mund të ndryshojmë. Në literaturën e psikologjisë dhe këshillimit shpirtëror zbulohet rëndësia e integrimit të shpirtit në trajtimin psikologjik. Për shembull, në artikullin “Integrating Spirituality in Psychological Counseling: Historical Insights and Contemporary Applications” provohet se praktika si meditimi, lutja, falja dhe reflektimi për vlera aktive mund të jenë mjete të fuqishme për rritjen dhe shërimin shpirtëror. Pra, liria shpirtërore nuk është vetëm largimi nga barra e së kaluarës, por të krijosh për veten hapësirë për të qenë i/qetë, i/e pranuar dhe i/e lirë.
Hapi 3: Vendosja e qëllimeve të larta shpirtërore
Kur kemi reflektuar dhe kemi lënë të shkojnë ato që nuk na shërbejnë, është koha të formulojmë se çfarë duam të kultivojmë në vitin e ri, jo vetëm në planin praktik (si punë, shëndet, marrëdhënie), por në dimensonin shpirtëror: vlera, qëllim, lidhje. Në artikullin “The Two Faces of the New Year”, autori Piers Steel thekson se kalimi në vitin e ri përfaqëson si retrospektivë dhe perspektivë, si të kthyer pas dhe të parë përpara. Në psikologjinë pozitive dhe studimet mbi aspektin shpirtëror, përfshihet koncepti i “kërkimit të qëllimit”, që është anë e rëndësishme e mirëqenies shpirtërore. Një studim i vitit 2024 nënvizon se të pasurit e fleksibilitetit psikologjik dhe “përballje e bazuar në kuptim”, kontribuojnë në mirëqenien shpirtërore. Kështu, në vend që vetëm të formulojmë objektiva të jashtme (“të humb 10 kg”, “të lexoj 12 libra”), mund të formulojmë qëllime shpirtërore: të jem më i/e pranishëm, të kultivoj mirënjohje, të shtoj bashkëveprimin me njerëzit apo me natyrën, të vijë në kontakt më të thellë me vetveten.
Hapi 4: Ndërtimi i një praktike të vazhdueshme
Një vit i ri shpirtëror nuk lind vetëm nga entuziazmi i ditës së parë të janarit, por nga një praktikë e vogël, e vazhdueshme, që mbështet atë qëllim të lartë. Siç studime në psikologji tregojnë, vendosja e qëllimeve është vetëm hapi fillestar, ajo që bën diferencën është qëndrueshmëria dhe përshtatja e zakoneve. Për shembull, artikulli mbi qëllimet dhe efektin “fillim i ri” thekson se risia i jep një shtysë motivimi, por pa strukturë dhe rregull atë entuziazëm e humbet shpejt. Në dimensionin shpirtëror kjo do të thotë: krijo një rutinë të vogël që t’i përkasë vetëm atij qëllimi, jo pritje për “kur të kem kohë”, por veprim i përditshëm ose i përjavshëm.
Hapi 5: Vëzhgimi, fleksibiliteti dhe rregullimi
Vetëshpikja shpirtërore nuk është statike. Jeta na vjen me ngjarje, ndryshime, sfida. Në studimin e vitit 2024 u pa se fleksibiliteti psikologjik, aftësia për t’u përshtatur, për të lëvizur me rrjedhë, është mediator kyç në mirëqenien shpirtërore. Gjithashtu, autorë të fushës theksojnë se për t’i bërë pyetje vetes, për të qenë kritik ndaj besimeve të brendshme, për të eksploruar përvojën e brendshme është pjesë e rrugës së integruar psikologji‑shpirt. Pra, mos mendo si “kam vendosur dhe nuk heq dorë” por si “jam në një rrugëtim” ku vëzhgoj, rregulloj, përshtatem.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

