Në stinën e nxehtë, pyetja që i bëjmë më shpesh vetes është: si të përgatitemi për plazh? Përgjigjja është e thjeshtë: ndiqni këshillat e mëposhtme. Ndërkohë që disa nga personazhet e njohur u përkushtohen dietave të çmendura, të tjerë preferojnë të përgatiten për verën, duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe bërë sa më shumë aktivitet fizik. Po ju propozojmë 4 hapa të thjeshtë për t’u përgatitur për verën, për të qenë në formë të shkëlqyer dhe për t’u dukur sa më bukur me kostumin e plazhit.
Aktivitet fizik cilësor
Shëtisni çdo mbrëmje në park. Është shumë e shëndetshme të ecësh, por mos shpresoni të dobësoheni aq sa do të dëshironit. Për t’u dobësuar është e nevojshme të shtoni frekuencën kardiake për 20-30 minuta në ditë, në mënyrë që të digjni sa më shumë yndyra. Nëse nuk e pëlqeni palestrën, për të tonifikuar
trupin mund të bëni edhe joga. Personazhet VIP e fillojnë stërvitjen e tyre që në mëngjes. Kështu ata stimulojnë metabolizmin për t’u aktivizuar më shumë përgjatë gjithë ditës.
Mos hiqni dorë nga frutat dhe perimet
Frutat dhe perimet janë ushqime thelbësore për një dietë të duhur dhe të shëndetshme në përditshmëri, sepse ofrojnë vitamina dhe minerale me shumë pak kalori. Një studim i bërë nga Universiteti i Floridës ka treguar se qitro e kuqe furnizon më shumë ushqyes për kalori krahasuar me shumë pije të tjera frutash, si molla, rrushi, ananasi apo kumbulla. Ushqimet e pasura me fibra, mes të cilave frutat dhe perimet, favorizojnë funksionin e duhur të sistemit tretës dhe ndihmojnë për t’u ndierë të ngopur sa më gjatë. Shumë yje të Hollywood-it preferojnë shpargun, një perime me efekte natyrore
diuretike, të cilën mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme.
Eliminoni ushqimet “e bardha”
Nëse vendosni të eliminoni nga dieta juaj karbohidratet “e bardha” apo të rafinuara, bëni kujdes t’i zëvendësoni me ushqimet e duhura si drithërat integrale, oriz integral apo tërshërë. Drithërat integrale, në fakt, përveçse kanë efekte pozitive në peshën trupore, janë edhe ushqyes shumë të mirë, të pasur me fibra, të cilat ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Tregoni kujdes me sasinë e racioneve Ndonjëherë ndodh të hamë shumë më tepër se sa normalisht, pasi e teprojmë me racionet. Shumë personazhe të njohur tregojnë kujdes me kaloritë në çdo racion të ditës. Në fakt, femrat janë ato më të vetëdijshme për faktin se, duke kontrolluar me rigorozitet sasinë e ushqimit të një vakti, është e mundur të evitojnë shumë kalori të panevojshme, të cilat shpesh i marrim pa e kuptuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.