Lifestyle

June 3, 2020 | 8:06

Si të përgatiteni për plazh!

Nuk keni qenë asnjëherë kaq të bukura në plazh. Ndoshta më shumë se sa në dimër, vera kërkon një rutinë bukurie të kujdesshme ndaj çdo sfumature minimale, irritimi dhe djegieje dielli. Nga flokët te lëkura deri te buzët, çdo pjesë e trupit ka nevojë për gjithë përkushtimin tuaj për të qenë plot shkëlqim dhe me lëkurë të hidratuar. Edhe pse pastaj, në fund, pyetja një milion dollarëshe është gjithnjë e njëjta: a duhet të grimohemi në plazh apo jo? Kësaj dhe katër pyetjeve të tjera u kemi dhënë një përgjigje për një rutinë bukurie ideale në ditët e plazhit.

Të gjitha sekretet për të qenë e bukur si kurrë ndonjëherë në plazh, për të mbrojtur lëkurën dhe për të hequr një dyshim: make up, po apo jo? Dhe kjo është përgjigjja…

  1. Si të mbroni flokët?

Në plazh flokët stresohen me ekspozimin në diell dhe nga kripa e detit. Si t’ia bëjmë për t’i mbrojtur? Aplikoni në majat e flokëve vaj argani ose kokosi që t’i ushqeni dhe për të krijuar një mbrojtje të mirë ndaj rrezeve ultravjollcë.

  1. A duhet të hidratoheni?

Asnjëherë nuk duhet të dilni pa krem hidratues për fytyrën dhe trupin çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Lëkura, sidomos në zonat më të ndjeshme, ka nevojë të hidratohet në çdo moment të ditës. Ndaj kremin merreni me vete dhe vendoseni sa herë që keni ndjesinë e thatësisë, sidomos para se të shkoni në plazh.

  1. A mund të ekspozoheni në diell menjëherë pas depilimit?

Shumë ekspertë këshillojnë që është mirë të bëni banjo dielli një javë pasi keni bërë depilimin. Në rast të kundërt, është mirë të lyheni me krem mbrojtës me faktor 50 spf ose edhe 30 spf për të mbrojtur lëkurën e ndjeshme nga depilimi.

  1. Të grimoheni apo jo?

Nëse nuk ia dilni dot të rrini pa make-up, përgjigja është po, por vetëm nëse përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe që mbajnë gjatë. Më mirë zgjidhni tonalitete natyrale dhe lyeni qerpikët vetëm me rimel.

  1. Po buzët?

Nuk mendoni asnjëherë për buzët në verë, apo jo? Edhe ato kanë nevojë të hidratohen dhe të mbrohen. Një herë në javë bëni një scrub për buzët. Para se të shkoni në plazh, vendosni gjalpë kakao me mbrojtje spf. Buzë më të bukura nuk keni pasur ndonjëherë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top