Mirëqenie

November 17, 2020 | 9:30

Si të prisni kordat eterike

Kordat eterik janë kordonë energjikë që krijohen kur dy njerëz lidhen me njëri-tjetrin. Sa më e thellë të jetë marrëdhënia, aq më i fortë është kordoni. Përmes çdo ndërveprimi, mendimi, emocioni të shkaktuar dhe momenti intim – kordoni rritet vazhdimisht.

Kur kordoni është i shëndetshëm, ai mund të krijojë një shkëmbim të gjallë energjie, por kur kordoni është i sëmurë, shpesh mund të çojë në ndjenjën e kontrolluar, pakënaqësi në marrëdhënie dhe një shkëmbim të pabarabartë në përpjekje dhe energji. Si çdo gjë në jetë, kordat eterike duhet të kenë një ndjenjë ekuilibri rreth tyre.

Shumica prej nesh e di në mënyrë intuitive se sa i fortë është kordoni ynë me dikë, por nëse nuk jeni të sigurt, një masë e mirë është sa fort ose sa shpesh mendoni ose ndjeni për dikë, veçanërisht nëse mendimet janë obsesive, manipuluese ose të frikshme. Ne jemi duke krijuar vazhdimisht kordona me shumë njerëz dhe madje edhe objekte. Është e rëndësishme të prisni kordonët kur dalloni zbrazjen e energjisë, prirjet toksike, një ndarje ose kur ekziston mendimi obsesiv për personin ose marrëdhënien.

Rituali i prerjes së kordonit:

Gjeni një vend të qetë ku mund të jeni vetëm dhe të mos shqetësoheni. Filloni duke relaksuar trupin tuaj dhe duke marrë frymë thellë. Pasi të relaksoheni, mbyllni sytë dhe thirrni udhëzuesit ose engjëjt tuaj për t’ju ndihmuar t’ju drejtojnë gjatë procesit.

 

 

Burimi / https://www.ericarusso.co/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top