FB

February 15, 2021 | 8:37

Si të qëndroni të qetë përballë kërkesave të shumta të fëmijëve

Kur bëhet fjalë për kërkesat e fëmijëve, qielli është kufiri. Pyetje të panumërta, rrëmujë, bezdisje e vazhdueshme dhe nevoja të pafundme. Sigurisht, pandemia vetëm i ka rritur të gjitha këto. Ne jemi të stresuar për gjithçka, nga gjendja e botës te statusi ynë i punës.

Ka shumë gjëra të dobishme që mund të bëni, nga taktikat e sjelljes deri te teknikat e qetësimit me veprim të shpejtë.

Injoroni sjelljen irrituese

“Teknika ime e preferuar për të qëndruar e qetë duke përmirësuar gjithashtu sjelljen është thjesht ta injoroj atë”, thotë Catherine Pearlman. Injoroni çdo sjellje që është e bezdisshme dhe kërkon vëmendje.

Ndryshoni dinamikën

“Meqenëse fëmijët tanë ka të ngjarë të jenë gjithashtu të stresuar dhe të shqetësuar, sjellja e tyre irrituese mund të jetë me të vërtetë për të kërkuar siguri. Ata duan të dinë se pavarësisht trazirave, gjithçka do të jetë në rregull, ju do të jeni akoma atje dhe do t’i doni dhe do t’i mbroni ata”, thotë Shelley Davidow. Duke iu përgjigjur kësaj nevoje më të thellë, thotë ajo, ka të ngjarë të pakësojë veprimet e tyre të bezdisshme.

Bëni një kontroll emocional

“Kur të jeni më të lidhur me emocionet tuaja, mund të bëni zgjedhje më të mira në lidhje me mënyrën se si u përgjigjeni fëmijëve tuaj”, thotë Tracy L. Daniel. Për të bërë kontrollin, thjesht merrni disa minuta gjatë ditës për të realizuar metodën e treguar më poshtë:

  • Mbyll sytë
  • Vendos njërën dorë në bark dhe tjetrën në zemrën tuaj
  • Vini re rrahjet e zemrës, frymëmarrjen dhe nxjerrjet e frymës
  • Skanoni trupin tuaj për ndonjë ndjesi
  • Së fundmi, hapni sytë dhe vini re se si ndiheni

Përdorni teknikën e koherencës së shpejtë

“Nëse e fusim veten në një gjendje të qetë, hulumtimet në Institutin HeartMath tregojnë se zemrat e fëmijëve tanë do t’i përgjigjen fizikisht gjendjes sonë të zemrës”, thotë Davidow.

Provoni këtë teknikë të zhvilluar nga Instituti HeartMath:

  • Fokusoni vëmendjen tuaj në zemrën tuaj
  • Merrni frymë për gjashtë sekonda dhe lëshojeni për gjashtë sekonda, pak më ngadalë dhe më thellë se zakonisht
  • Mundohuni të ndjeni në mënyrë aktive kujdes ose mirënjohje për diçka ose dikë
  • Bëjeni këtë për dy minuta (ju mund të kërkoni që fëmijët tuaj të bashkohen me ju)

Mos harroni se nuk jeni vetëm ju duke u ndjerë kështu, dhe fatmirësisht, ka shumë strategji efektive që mund të përdorni të kaloni situatat e vështira.

 

Burimi / Telegrafi.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top