1) Mos i mbushni ditët tuaja me lista për të bërë shumë gjëra si: ushtrime për të kryer, vende për të parë, projekte të tjera për të përfunduar. Të paktën për një ditë, përpiquni të mos bëni asgjë : relaksohuni dhe kënaquni!
2) Mos krijoni një ritëm të detyruar që ndjek rutinën tuaj të zakonshme ose domosdoshmërisht ju shtyn të bëni disa gjëra në momente të paracaktuara të ditës, por përpiquni të ndiqni bioritmin tuaj dhe të pushoni dhe të flini mirë, dhe aq sa ju nevojitet!
3) Për t’u çlodhur me të vërtetë me pushime, mos sillni punë me vete . Këshilla nuk është absolute: nëse jeni një nga ata njerëz që duhet të punoni pak ose nuk mund të shkëputeni plotësisht, mendoni të kufizoni kohën për t’iu kushtuar aktiviteteve të punës.
4) Mos u hutoni nga teknologjia , si për sa i përket kohës së kaluar në internet dhe në rrjetet sociale, ashtu edhe për sa i përket fotove që duhen marrë dhe shpërndahen menjëherë. Përkundrazi, provoni të përjetoni plotësisht kohën e tanishme dhe vendin ku jeni.
5) Mos e shpenzoni të gjithë kohën duke ia kushtuar vetëm të tjerëve, por rezervoni momente për veten tuaj qoftë edhe pak minuta krijoni një hapësirë ku mund të relaksoheni pa menduar për asgjë dhe askënd.
K.M / Burimi Donna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.