Këshilla & Arsye

January 14, 2021 | 8:30

Si të rregulloni temperaturën e ambientit në shtëpi, t’i mbani dhomat të ngrohta dhe pa pluhur

Vendosni mirë termostatin, me një temperaturë maksimale prej 20 gradësh. Kështu që mund të kurseni deri në 15 për qind faturën tuaj.

Si të rregulloni termostatin e ngrohjes?

Në dimër nuk kemi pse ta bëjmë si sauna shtëpinë, duke shpenzuar së tepërmi paratë dhe duke dëmtuar njëherësh shëndetin. Në një artikull të publikuar në nonsprecare.it, këshillohet nga ekspertët e fushës se temperatura e brendshme e ambientit nuk duhet të rritet mbi 20 gradë, duke marrë parasysh që nga ai moment secila gradë shtesë është një shpenzim shtesë prej 7 për qind e energjisë. Por jo vetëm, përveç rrezikut të mbivendosjes së ndryshimeve të temperaturës, kur dalim në natyrë luhatja nga nxehtë në ftohtë ndikon në dhimbje të fytit, ethe dhe ftohje. Më mirë një triko shtesë leshi sesa të ecësh nëpër shtëpi me një bluzë verore.

1

Për të kursyer është e rëndësishme të modifikojmë sjelljet e konsumit dhe të vëmë theksin në efikasitetin energjitik:

Hapi i parë për t’u vënë në praktikë është rregullimi i termostatit dhe caktimi i temperaturës së brendshme bazuar në nevojat aktuale. Natyrisht, për të përftuar kursimet e dëshiruara, është thelbësore që termostati të funksionojë në mënyrë korrekte: prandaj, mos lini pas dore kontrollin e filtrave dhe mirëmbajtjen e bolierit dhe radiatorëve.

Pasi të jetë kryer kontrolli, është mirë të vendosni temperaturën në një minimum, rreth 20 gradë: duke shmangur kështu humbjen e panevojshme të nxehtësisë dhe të mund të kurseni deri në 15 përqind në gaz dhe energji.

Në përgjithësi ekziston një tendencë për të rregulluar termostatin në temperatura të ulëta kur jeni larg shtëpisë dhe në gradacione më të larta gjatë orëve që jeni në shtëpi gjatë natës. Sidoqoftë, kjo metodë e përdorimit nuk ju lejon domosdoshmërish të kurseni në kosto dhe të shmangni të gjitha shpenzimet e energjisë. Zgjidhja më e përshtatshme është ajo që konsiston në mbajtjen e ngrohjes gjatë gjithë ditës në një temperaturë minimale që akoma të mund të ruajë nxehtësinë dhe të zvogëlojë lagështinë brenda ambientit të shtëpisë (mos harroni se një kazan që vendoset në “minimum” jep shumë më tepër në krahasim me funksionimin me temperaturë të lartë sepse sasia e nxehtësisë së humbur është më e ulët).

Sistemet moderne të ngrohjes janë të pajisura gjithashtu me një pajisje të aftë jo vetëm për të programuar termostatin në mënyrë të pandërprerë, por edhe për të rregulluar temperaturën e shpërndarjes së ujit. Dhe kjo do të thotë që, duke mbajtur ndezur bolierin dhe temperaturën e shpërndarjes së ujit të ulët, ju do të arrini një kursim prej 15 përqind.

Si të ruani një ambient të ngrohtë dhe të përshtatshëm në shtëpi?

Pasi dhoma të nxehet, është e nevojshme të ruhet temperatura. Këtu janë disa këshilla të thjeshta të dobishme:

Para së gjithash, sigurohuni që shtëpia të jetë e izoluar mirë si në çati ashtu edhe në papafingo dhe kontrolloni që të jetë e izoluar si brenda ashtu edhe nga jashtë ose zgavrat e mureve.

Tavani i bodrumit ose garazhit gjithashtu duhet të jetë i izoluar, në mënyrë që të shmanget humbja e nxehtësisë.

Për të shmangur tërheqjet nga dritaret dhe dyert, vendosni xham të dyfishtë ose dritare të reja.

Kontrolloni që radiatorët po punojnë si duhet dhe vlerësoni nëse është e përshtatshme të instaloni valvola termostatike në radiatorë që mund të ndryshojnë temperaturën sipas nevojës.

Gjithashtu merrni parasysh nëse është e nevojshme të instaloni sisteme të tjera të ngrohjes siç janë radiatorë me konsum të ulët, soba me pelet ose ngrohje në dysheme.

Për t’u siguruar që keni gjithmonë ujë të nxehtë, izoloni tubat midis bolierit dhe rezervuarit, veçanërisht nëse kjo është e vendosur në papafingo. Tubat e vendosur në papafingo të izolohen në pjesën e sipërme dhe jo në pjesën e poshtme: vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin nxehtësinë që vjen nga dhomat më poshtë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi nonsprecare.it

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top