Mos u ankoni
Nëse ju si prindër do të përqendroheni vetëm në gjërat negative dhe do të ankoheni për të në prani të fëmijëve, me shumë gjasa ata do të mësojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Në vend të kësaj, fokusohuni tek gjërat pozitive dhe vërini në dukje ato në mënyrë që të motivoni edhe fëmijën të vlerësojë gjërat e mira.
Ngarkojini disa detyra atyre dhe besoni se do t’i kryejnë mirë
“Të besosh se fëmijët do të kryejnë detyrat e tyre i bën ata të ndihen të aftë”, – thotë psikologu Tamar Chansky. Megjithatë, detyrat që u ngarkoni duhet të jenë të përshtatshme për moshën e tyre.
Inkurajojini të ndërmarrin rreziqe të arsyeshme
Të gjithë prindërit përpiqen që t’i mbrojnë fëmijët nga lëndimi e dështimi. Por mbrojtja e tepërt mund t’i dekurajojë fëmijët që të kryejnë aktivitete. Fëmija do të besojë se nuk është i aftë dhe kjo gjë do të mbushë me pesimizëm. Inkurajojini ata të bëjnë gjëra të vështira, por qëndroni gjithmonë pranë për t’u gjendur nëse janë në rrezik.
Mos reagoni menjëherë
Lërini fëmijët t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Nëse diçka nuk shkon mos reagoni menjëherë, prisni të shikoni reagimin e tyre dhe pastaj nëse do të lindë nevoja ndërhyni për t’i mbrojtur.
Inkurajoni shpirtin luftarak
Nëse fëmija ka një problem në një lëndë të caktuar të cilin nuk e zgjidh dot, është shumë e thjeshtë që ata të humbasin besimin në vetvete, kështu që inkurajojini ta provojnë sërish e të mos dorëzohen.
Tregohuni të vërtetë
Pavarësisht të gjithave, tregohuni të vërtetë me fëmijët tuaj që ata të mos humbasin besimin te ju.
Burimi / https://www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.