Mirëqenie

March 26, 2018 | 13:36

Të qeshura të forta gjatë shtatzënisë? Ja çfarë ndikimi kanë…

Shtatzënia është një periudhë e bukur dhe shumë delikate për çdo grua. E qeshura gjatë kësaj periudhe mund të jetë një nga gjërat më të mira për nënën dhe fetusin. Por ndonjëherë shpesh frika se mos i bën keq fëmijës nënat pyesin veten “Mos qesha shumë dhe i bën keq fëmijës”.

Por jo. Qeshni sa më shumë. Lërini mënjanë mitet dhe shijojeni sa më shumë këtë periudhë. E qeshura ndikon pozitivisht në çdo fazë të jetës, por në shtatzëni është më e rëndësishme.  E qeshura zvogëlon rrezikun e problemeve të zemrës, për më tepër është e mirë për disponimin e nënës dhe fëmijës.

Studim

Në vitin 2010 një studim i Universitetit Nagasaki zbuloi se në qoftë se nëna shikon filma dhe video të cilat ngjallin të qeshura të forta atëherë fetusi brenda barkut të nënës ndihej i kënaqur.

Studimi përfshinte 15 gra shtatzëna, të ndara në tri grupe. Një grup duhet të shikonte video qesharake, një video dramatike dhe grupi i tretë neutrale.

Sondazhet kanë treguar se nënat që panë videot qesharake i infektuan fëmijët e tyre të vegjël me të qeshurat e tyre dhe fëmijët lëviznin shumë më tepër në bark, duke treguar se edhe ata po argëtoheshin.  Fëmijët e nënave që panë video të trishtuara qëndruan të palëvizshëm duke treguar se ata po përfshiheshin në emocionet negative të nënës.  Gjithashtu edhe analizat e gjakut kanë treguar se emocionet e grave shtatzëna transmetohen tek fëmijët.

Një tjetër studim, i bërë nga Universiteti i Helsinkit, ka treguar se në qoftë se një grua shtatzënë ha çokollatë, fëmija do të jetë më i qetë dhe i qeshur. Është e rëndësishme për gratë shtatzëna të qeshin, të argëtohen, të jenë mirë, të kujdesen për pasionet dhe mirëqenien e tyre, me qëllim që të transmetojnë vetëm emocione pozitive tek fëmija në bark.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top