Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Dielli, deti, trupat e nxirë me aromë kremi dielli për t’u çlodhur në shezllonet janë sfondi i verës. Dhe me këtë imazh të bukur, në verë, humori erotik dhe dëshira seksuale ngrihen. Për çfarë arsye? Për shkak se vera mbush trupin tuaj me vitaminë D, e cila rrit nivelet e serotoninës në tru, e cila nga ana tjetër rrit dëshirën seksuale (thotë Dr. Nadkarmi, një mjek në Shkollën Mjekësore të Harvardit). Dhe një bonus veror – kur trupi shkëlqen me djersë (pa erë të keqe!), atëherë bëhet seksualisht më i dëshirueshëm, na thonë studiuesit!
Një arsye tjetër që nivelet e epshit rriten gjatë verës është fakti që njerëzit dalin nga rutina e tyre e përditshme, relaksohen dhe vijnë në kontakt me dëshirat e tyre. Bazuar në këto zbulime shkencore, ja disa mënyra për seks më të mirë këtë verë.
Para së gjithash:
për të bërë seks të mirë, ndaloni të ndjeheni të pasigurt për trupin tuaj, peshën tuaj, relaksimin, celulitin ose ndonjë gjë tjetër. Hiqini qafe këto shqetësime. Premtojini vetes që dëshironi seks të mirë për veten dhe partnerin tuaj dhe kujtojini vetes se kënaqësia nuk ka të bëjë me atë që shihni. Kënaqësia është çështje humori. Provoni gjëra të ndryshme dhe jepni përparësi kënaqësisë së seksit.
Seksi në hotel/dhoma me qira/çadër:
dhoma hoteli, dhomat me qira, çadra, etj janë vende që nuk janë të lidhura me jetën tuaj të përditshme. Prandaj zgjidhni një vend që nuk është shtëpia juaj, për seks edhe më të mirë me partnerin tuaj. Kujdes! ÇELESI i suksesit është të luash një lojë me role – luaj çdo rol që dëshiron dhe futu në lëkurën e rolit tënd! Imagjinoni që jeni dy të huaj që po takoheni tani dhe po jetoni aventurën e fundit të dashurisë. Lëreni imagjinatën tuaj t’ju drejtojë, pa asnjë censurë. Mbi të gjitha, në të gjitha veprat dhe romanet me dashuritë e verës, është gjithmonë “i huaji misterioz” në lokal që jep çelësin e dhomës së tij me shumë premtime.
Lojëra në ujë:
Kur ishte hera e fundit që keni luajtur lojëra seksi me partnerin tuaj në ujë? Shpresoj të ishte të paktën verën e kaluar! Edhe nëse keni fëmijë…, puthje, përkëdhelje, aluzione, premtimi për atë që do të ndiqni gjatë natës, lejohet nën sipërfaqen e ujit. Duke ndezur dëshirën gjatë ditës, ju do t’i vini flakën natës suaj.
Qëndroni të lagur:
mos u thani pas dushit dhe mos mendoni ta mbështillni veten me peshqir! Vishni një bluzë të thjeshtë të bardhë, të ngjitur dhe i’a tregoni partnerit tuaj.
Vishni një bikini të vogël në shtëpi që mbulon në mënyrë të barabartë pikat në fjalë:
dhe me këtë pamje, bëni disa nga punët tuaja të zakonshme, p.sh. lani enët ose hekurosni (gjë që do t’ju bëjë të djersiteni dhe të dukeni më epshore). Partneri juaj nuk do të rezistojë!
Kërkojini partnerit tuaj t’ju bëjë një masazh me vajra aromatikë:
ose me ndonjë krem të butë, siç është aloe vera.
Bëni një banjë nate lakuriq:
Përvoja e “aventurës” dhe e ndryshme nga e zakonshmja në vetvete, por edhe përqafimi në ujë, ndjesia se jeni vetëm natën dhe eksploroni trupat e njëri-tjetrit, janë faktorë që ngacmojnë disponimin erotik.
Gjeni rrugën tuaj në errësirë:
Nëse gjendeni në kamping (ose imagjinoni se jeni diku dhe jeni në një dhomë të errët nën çarçafë), përdorni vetëm një elektrik dore dhe buzët për të zbuluar zona të reja erogjene në trupin e partnerit tuaj, siç është baza e qafës.
Aksesori i fundit seksual:
një aksesor seksual për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë – bikini tuaj! Po, bikini me lidhëse. Përdoreni atë për të mbyllur sytë, për të lidhur krahët, këmbët ose për të bërë gjithçka që ju tregon imagjinata. Ajo që është e sigurt është, se pas kësaj, nuk do ta shihni më bikinin tuaj në të njëjtën mënyrë.
Eksperimentoni me ndjenjën e të ftohtit:
kube akulli, fruta të ngrira, akullore…, bëhen ndihma freskuese në shtrat. Gëzojini/shijojini së bashku, me gjuhë, në sipërfaqen e lëkurës, në prekje, në çdo mënyrë që ndjenja e të ftohtit të kontrastojë/bie në kontrast me kapsulën e dëshirës erotike.
Bibliografi:
Chrystal Bougon, author of Making It Hot: Sex Tips from the Curvy Girl Playbook.
Gloria Brame: Sex for grown-ups: a sex primer for the 21st century.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.