Nëse jeni përpjekur ndonjëherë të përmirësoni stilin e jetës tuaj, mund të keni kuptuar se shpesh është më e vështirë të mbash një zakon sesa të fillosh fillimisht ta adoptosh një të tillë. Për shembull me përpjekje dhe motivim, ju drejtoheni drejt qëllimeve të caktuara, por, kur më së paku e prisni, e gjeni veten duke qëndruar zgjuar deri vonë dhe duke iu rikthyer një stili jetese të ulur dhe dietës së varfër. Ne do t’ju japim disa këshilla për të parandaluar që kjo të ndodhë.
Si të shmangni kthimin në zakone të këqija
Nëse keni bërë përparim të rëndësishëm në qëndrimet ose stilin e jetës tuaj dhe dëshironi ta ruani atë, këtu janë disa udhëzime për t’ju ndihmuar.
Identifikoni momentet kritike
Siç e përmendëm më herët, një zakon i mirë-vendosur niset nga një stimul nxitës. Ky është një sinjal që shkakton aktivizimin e zakonit të përmendur. Edhe kur nuk e keni bërë për një kohë, një sinjal mund ta riaktivizojë lehtësisht. Për këtë arsye, duhet t’i kushtoni vëmendje momenteve kritike që mund të veprojnë si shkas.
Kushtojini vëmendje emocioneve tuaja
Emocionet janë jashtëzakonisht të rëndësishme kur bëhet fjalë për rikthime të çdo lloji. Kjo është për shkak se, si njerëz, ne veprojmë bazuar në kosto dhe shpërblim.
Bëni një jetë të rregullt
Së fundi, për të shmangur kthimin te zakonet e këqija, duhet të kuptoni se gjithçka është pjesë e një tërësie. Megjithëse jeni të fokusuar vetëm në një aspekt të caktuar, pjesa tjetër e rutinës suaj të përditshme do të priret t’ju çojë në një drejtim ose në një tjetër.
Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.