FB

March 20, 2021 | 8:05

Si të shmangni situatat e pakëndshme në punë?

Situatat e pakëndshme në punë janë të shumta, sidomos kur ke të bësh me kolegë të paaftë dhe të shtirur. Të njëjtën situatë përjeton dhe Arta, agjente marketingu e cila është shprehur: “Bëj punën që më pëlqen, kolegët janë të sjellshëm… por, së fundmi, ka ardhur një kolege e re dhe shefi më ka dhënë detyrë që ta ndjek në rrugën e formimit të saj. Kështu po bëj, por kam vënë re se është oportuniste dhe ambicioze: nuk lë rast që të bëjë si e mirë dhe më nxjerr keq në sy të tij. Rri në zyrë jashtë orarit edhe kur nuk është nevoja dhe tregon lloj-lloj gënjeshtrash për mua… trembem mos po përpiqet të më “vjedhë” vendin e punës. Thonë se firma është në krizë, por në të njëjtën kohë marrin në punë persona të rinj të sapodalë nga bangat e shkollës, më është krijuar përshtypja se duan të zvogëlojnë kostot duke punësuar njerëz me paga më të ulta.”

work-life-jelous

1. Bëni një analizë personale të fakteve

Vlerësoni situatën në të cilën ndodheni. Klima e pakënaqshme varet vërtet prej të rejave të kohëve të fundit? Pyeteni veten nëse problemet janë profesionale apo personale? Cila është arsyeja e gjendjes tuaj shpirtërore? A i plotëson me të vërtetë vendi i punës pritshmëritë tuaja? Ka të ngjarë që t’i keni projektuar pakënaqësitë tuaja te një njeri që sapo ka filluar të bashkëpunojë me ju.

 

2. Vëzhgoni sjelljen e koleges së re

Nëse besoni se problemet tuaja janë për shkak të sjelljes jo korrekte të koleges së re, atëherë duhet të reagoni. Ndajini me shkrim detyrat mes jush dhe koleges: detyrat që i kanë besuar asaj dhe çfarë ju kanë besuar ju. Në këtë mënyrë rolet tuaja do të zyrtarizohen. Nëse është e nevojshme çojini një e-mail shefit tuaj (edhe ekipit me të cilin punoni) ku t’i qartësoni se si bëhen punët dhe kush i bën. Të qenit i qartë në ndarjen e detyrave do t’ju ndihmojë ju dhe kolegët. Kështu secili do të mbajë përgjegjësitë e veta.

3. Përpiquni për të krijuar harmoni

Gënjeshtrat, mëritë… pasiguria e arritjeve të reja ose acarimet e kujt punon prej kohësh në një vend pune pa marrë kënaqësi të mëdha, mund të pasojnë në akte që i vënë në siklet kolegët. Për shembull, keni marrë vesh se një koleg ka treguar gjëra të pavërteta për ju. Gjëja e parë që duhet të bëni është të përballeni menjëherë me të dhe ta pyesni se për ç’arsye po sillet në këtë mënyrë.

Mundohuni të gjeni të dhëna dhe prova që dëshmojnë sinqeritetin tuaj dhe që tregojnë se ai po mundohet t’ju manipulojë. Por, tregohuni të kujdesshëm që të mos përdorni tonin e lartë dhe shprehi aspak të përshtatshme. Të sqaroheni do t’ju ndihmojë të gjeni harmoninë.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi   |   Burimi: LaVoce

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top