FB

July 14, 2021 | 8:34

Si të shpëtojmë nga zakonet e këqija?

Kur dëshironi të ndryshoni një model mendor që është bërë një zakon i konsoliduar, gjëja më e mirë është të përdorni frymëmarrjen tuaj. Të gjitha zakonet e mendjes janë të lidhura me modelet e frymëmarrjes. Ky është ushtrimi për të ripërtërirë veten!

Ndryshoni mënyrën e frymëmarrjes dhe menjëherë mendja do të ndryshojë, do të jetë diçka e menjëhershme. Provojeni!

Sa herë dëgjoni që vjen një gjykim dhe e gjeni veten duke bërë një zakon të vjetër, nxirreni menjëherë frymën tuaj… përfytyrojeni ndërsa e nxjerr jashtë këtë gjykim me frymëmarrje. Ndërsa e nxirrni jashtë të gjithë ajrin, tërhiqeni stomakun tuaj dhe ndjejeni, ose vizualizoni, se i gjithë gjykimi dëbohet nga trupi juaj. Pastaj lejoni të futet ajër i pastër, duke frymuar thellë.

Bëjeni këtë ushtrim dy ose tre herë dhe shikoni se çfarë ndodh. Do të keni një ndjesi të thellë freskie absolute; zakoni i vjetër nuk ka mundësi të shfaqet më.

Pra, filloni me një nxjerrje fryme, jo me thithje. Kur dëshironi të merrni diçka në trupin tuaj, filloni me një frymëmarrje; nëse doni të dëboni diçka, filloni me një frymëmarrje. Dhe vëzhgoni se si mendja ndikohet menjëherë nga ky proces.

Papritmas do të shihni se mendja është zhvendosur diku tjetër dhe një erë e re arrin tek ju: nuk jeni më në mërzinë e vjetër, kështu që nuk e gjeni më veten duke përsëritur modelin tuaj të zakonshëm mendor, modelin e vjetër reaktiv. Kjo metodë është e vlefshme për të gjitha zakonet.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi, pjesë nga libri “E vërteta që kuron” nga Osho

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top