FB

October 18, 2022 | 10:10

Si të sillem kur dikush qorton fëmijën tim?

Asnjë prindi nuk do i pëlqente të gjendej në pozitën që dikush tjetër t’i qortojë e të përpiqet t’i disiplinojë fëmijën. Megjithatë, është e rëndësishme të ruani qetësinë, në mënyrë që të reagoni siç duhet ndaj fëmijës.

Bëjeni të ndihet i sigurt se jeni aty për të dhe e kuptoni

Është shumë e rëndësishme që fëmija të ndihet i mbrojtur. Kjo bën diferencë shumë të madhe në përjetimin dhe reagimin e tij.

Vlerësoni mirë situatën para se të reagoni

Zemërimi nuk është asnjëherë zgjidhja e duhur, prandaj është thelbësore që të qetësoheni dhe ta trajtoni situatën në mënyrë logjike. Mund të jetë edhe faji i fëmijës suaj. Pëpriquni të vini veten në vendin e fëmijës tjetër.

Tregohuni të drejtpërdrejtë me personin që keni përballë

Kjo nuk do të thotë të tregoheni të pasjellshëm dhe ofendues. Me mirësjellje bëjini të ditur se ju takon ju disiplinimi i fëmijës suaj dhe kërkojini të mos përfshihet.

Përcaktoni qartë kufijtë

Nëse personi që po qorton fëmijën është një figurë autoritare (mësuesi i shkollës, trajneri, i afërmi), është e rëndësishme të vendosni kufij për të parandaluar situata të ngjashme.

Shpjegojini ngjarjen fëmijës suaj

Mënyra se si i perceptoni gabimet mund të ketë efekte afatgjata në mënyrën se si fëmija juaj përballet me pengesat në të ardhmen gjatë jetës së tij. Qëndroni të vendosur dhe shpjegoni me qetësi fëmijës pse ato veprime janë të padëshirueshme. Detyra juaj është t’i mësoni fëmijës të respektojë rregullat e normat shoqërore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top