FB

October 14, 2023 | 8:09

Si të stimulojmë neuronet për të përmirësuar funksionimin konjitiv dhe si të ruhemi nga sëmundje të natyrës demenciale?

*Prof.Zana Gjeci, Neurokonjitiviste

 

 

Neuronet janë qelizat nervore të cilat përbëjnë materien gri dhe të bardhë të trurit tonë. Ato shërbejnë për të rregulluar funksionet më komplekse të organizmit.

 k1

Si të stimulojmë neuronet për të përmirësuar funksionimin konjitiv?

Neuronet janë të domosdoshme për qenien njerëzore. Ato i atribuojnë trurit  sallën e kontrollit të organizmit. Ato mundësojnë memorizimin, përvetësimin, refleksionin, zgjidhjen e problemeve komplekse, të folurit, socializimin.

Lista është e gjatë. Neuronet luajnë një rol në të gjitha funksionet konjitive, motore, emocionale, etj. Janë kështu aleatë të çmuar për organizmin. Llogariten në total 86 milliard në çdo qenie njerëzore, të cilat fillojnë të pakësohen që në moshën 25-vjeçare. Është kështu e rëndësishme t’i prezervojmë ato dhe të tregojmë kujdes për të evituar t’i humbasim në mënyrë premature.

 

Njohuri mbi interkomunikimin midis neuroneve për t’ i përmirësuar ato

Nëpërmjet një rrjeti fantastik, neuronet komunikojnë midis tyre duke vendosur lidhje që formojnë “zinxhirë”. Në rastet kur komunikohet një eksitim (nxitje),  neuronet e marrin këtë në formën e sinjaleve me natyrë elektrokimike. Axonet dhe dentritet do të zherojnë (përpunojnë) këtë sinjal në suitë, dhe do ta trajtojnë si një informacion. Më pas ato do ta transformojnë atë me ndihmën e një rrjeti komunikimi, i krijuar në llojin e një qarku elektrik. Kjo punë do të ekzekutohet në çdo rast që një neuron merr një informacion. Ku në çdo rast që një informacion trajtohet, llogariten më shumë se 250 000 relacione (ndërlidhje).

k

Në ç’mënyrë neuronet afektohen nga disa sëmundje si p.sh.depresioni?

Humori rregullohet nga prodhimi (çlirimi) apo inhibimi (ndalimi) i neurotransmetueseve si dopamina, oksitoksina apo serotonina. Tek një subjekt depresiv, disa neurotransmetues nuk funksionojnë në mënyrë optimale. Ata kësisoj nuk prodhohen në mënyrë sufizante, të mjaftueshme. Ky fakt mund të prodhojë probleme në nivel të qarkullimit  të informacionit midis neuroneve. Një zhbalancim kimik i trurit mund të jetë shkak i perturbacionit të ekuilibrit të një rrjeti neuronal. Personi i cili vuan nga depresioni mund të ketë vështirësi për të zheruar emocionet e tij. Ai ndërkohë mund të ndjehet më ankthioz. Një person depresiv mund të ketë vështirësi psikomotorre, probleme memorizimi, si dhe probleme relacionale.

 

Si të mirëmbajmë neuronet për një funksionim optimal?

Neuronet janë qeliza. Si çdo qelizë e organizmit, lypset të bëhet kujdes për trajtim të duhur të tyre. Për të realizuar këtë, duhet vepruar në të gjitha frontet. Që neuronet të funksionojnë mirë, ato kanë nevojë për një ushqyerje të shëndetshme, me variacion dhe të ekuilibruar. Neuronet kanë nevojë për të gjitha  nutrimentet. Lypset të optohet (favorizohet) për vakte ngrënieje të pasur në vitamina, në hekur, në omega 3, në glukozë.

Gjithashtu, praktika e një aktiviteti sportiv është e rëndësishme për stimulimin neuronal. Po ashtu, studimet recente pretendojnë që sporti do të mundësonte krijimin e neuroneve të reja. Paralelisht, duhet siguruar një gjumë i mjaftueshëm 7-8 orë në ditë dhe zherimi i stresit të përditshëm. Më në fund, musklimi i neuroneve me ushtrime memorizimi, të logjikës, etj., është i rëndësishëm.

k2

Neuronet: si t’i stimulojmë ato për të përmirësuar funksionet konjitive?

Përveç elementeve precituar më siper, disa aktivitete do të mundësonin përmirësimin e funksioneve konjitive. Neuronet janë të ndjeshme ndaj stresit. Në sasi, me shumicë, ai mund të jetë i dëmshëm për qelizat nervore. Për t’i stimuluar dhe përmirësuar funksionimin konjitiv, duhet mëshuar në disa aktivitete si joga, refleksioni, meditimi. Këto disiplina do të kenë efekte pozitive në aktivitetin neuronal. Për më teper, lypset të përpiqemi të vëmë në punë trurin me çdo kusht dhe rregullisht. Të aktivizohesh me “sudoku”, “fjalëkryqe”, të lexosh libra të cilet obligojnë, nxisin reflektimin, gjetja e zgjidhjeve për probleme të jetës së përditshme, përbëjnë gjithashtu mjete për të aktivuar dhe stimuluar neuronet. Kjo mundëson të prezervojmë dhe në rastin më të mirë, të përmirësojmë funksionet konjitive dhe prezervimin nga sëmundje të natyrës demence.

 

 

Prof.Suzana Gjeci

Neurokonjitiviste

Universiteti i Mjekësisë

Departamenti i Neuroshkencës

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top