FB

June 18, 2021 | 8:40

Si të thuash fjalën tënde pa vuajtur ose shpërthyer?

Shpesh ndodh që në marrëdhënie të ketë vështirësi në menaxhimin e konflikteve. Në çift takoj shpesh njerëz të cilët, kur ndihen të sulmuar ose keqkuptuar, reagojnë duke heshtur (me shpresën e fshehur që tjetri e kupton se ai e ka lënduar dhe nuk e bën më), të tjerët reagojnë duke bërtitur ose duke imponuar këndvështrimin e tyre (“në fund të fundit, nëse ai / ajo është gabim, unë kam të drejtë të ngre zërin ose të kërkoj që të bëhet ashtu siç them unë”).

Më shpesh akoma ndodh që të ketë një alternim të dy gjërave: grumbullimi, akumulimi dhe unë qëndroj i heshtur dhe pastaj shpërthej (gjithashtu ndjehem i drejtë për ta bërë këtë duke marrë parasysh se deri më tani nuk kam thënë asgjë).

Megjithatë, të gjitha këto modalitete provojnë të jenë joefektive në menaxhimin e konfliktit.

Nëse mbledh, lëndoj veten dhe marrëdhënien. Këtu gabimi është të mashtrosh veten se bezdia kalon pa gjurmë. Shpesh qëndrojmë të heshtur për të mos ushqyer konflikte, sepse kemi frikë nga reagimi i tjetrit ose kemi frikë se mos e humbasim atë. Ndonjëherë ne i tregojmë njëri-tjetrit histori, për shembull: “ai / ajo është kështu dhe është e kotë të thuash diçka”. Në këto raste rezultatet negative janë dy: për mua që grumbulloj tension edhe nëse i them vetes që nuk është kështu; për marrëdhënien sepse personi tjetër ndihet i legjitimuar duke vazhduar të thotë ose të bëjë atë që e shqetësoi.

Nëse shpërthej lëndoj veten, tjetrin dhe marrëdhënien. Kur bindemi se kemi të drejtë, nuk na intereson komunikimi që zgjedhim të përdorim. Ne ndihemi të drejtë të ngremë zërin, të jemi sarkastikë, të përdorim “gërmimet” e famshme, të themi se gjithçka është në rregull në mënyrë agresive, të gjykojmë, të japim urdhra, etj.

Nëse i alternoj të dyja, unë i bëj shumë dëm vetes, ndoshta tjetrit dhe sigurisht marrëdhënies: kur mbledhim, ndonjëherë, ndjehemi pak heronj sepse gabimisht mendojmë se po sakrifikojmë veten, por ne po i bëjmë të mirën personit tjetër (sepse nuk i stresojmë, sepse nuk jemi ndërhyrës ose shqetësues) dhe marrëdhënies (sepse nuk e shkaktojmë konfliktin). Në realitet, jo vetëm që krijojmë tension, por kur kemi ndërtuar shumë prej tij do të ndiejmë të drejtë të shpërthejmë, të qajmë, të bërtasim, të fajësojmë dhe të bëjmë të gjitha ato gjëra që përkeqësojnë një marrëdhënie (pavarësisht nëse keni të drejtë apo jo).

 

 

Burimi / https://www.guidapsicologi.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top