FB

July 3, 2024 | 7:25

Si të tjerët e bëjnë të ndihet keq një nënë?

Në momentin që do të bëheni nënë do të kuptoni diçka: të gjithë dinë gjithçka dhe ju nuk dini asgjë! Duke filluar nga personi më i largët i fisit dhe deri tek shitësja e bukës do t’ju japin këshilla, të cilat në më të shumtën e rasteve nuk i keni kërkuar fare. Brenda vetes do të mendoni shpesh t’i pyesni se përse ndërhyjnë në mënyrën si ju kujdeseni për fëmijën, se kjo nuk është puna e tyre, por në momentin që do të bëhet fjalë për komentet e familjarëve gjërat do të komplikohen më tepër.

1

Gruaja ndihet nën trysni

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Gjyshja vendos se kur duhet të pushojë, bashkëshorti e pyet pafund nëse e ka vendosur fëmijën në gji, vjehrra lyen biberonin fallco me mjalt e kështu ndjenjat frustruese nuk kanë mbarim. Këtë fenomen janë munduar ta studiojnë edhe ekspertët e Universitetit të Michigan, të cilët kanë marrë në studim 500 gra amerikane, të gjitha nëna të fëmijëve 0-5 vjec. U provua se të gjitha ndiheshin në faj në lidhje me diçka gjatë rritjes së fëmijës.

Sipas tyre:

  • 62% të nënave kanë shprehur se marrin këshilla shumë pak të vlefshme dhe aspak të kërkuara;
  • 56% përjetojnë kritika të panevojshme dhe të pabazuara;
  • Kritikat dhe debatet më të shpeshta ndodhin në lidhje me ushqyerjen e nënës (52%), gjumin dhe dremitjet (46%), ushqyerjen me gji apo biberon (39%);
  • Më tepër nënat kritikohen nga babai (36%), pastaj nëna e saj dhe vjehrra (31%).

Nënat e këtij studimi shprehën gjithashtu se e presin me kënaqësi mendimin e pediatrit dhe mendimet e tjera janë krejt të panevojshme. Disa prej tyre kanë filluar te evitojnë edhe takimet me disa miq dhe të afërm pikërisht për të shmangur kritikat./Përnënat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top