FB

July 27, 2023 | 10:13

Si të veproni kur dikush është duke u mbytur?

Nëse dikush është në rrezik, nëse nuk dimë si të veprojmë, automatikisht jemi po aq të rrezikuar sa personi tjetër. Mbytja mund të ndodh në çdo kohë dhe për më tepër në çfarëdolloj thellësie. Por, për të shpëtuar jetën e dikujt që po mbytet ekzistojnë disa “rregulla” që duhen ndjekur me çdo kusht, mungesa e të cilave mund të rezultojë fatale.

Kërkimi i ndihmës

Hapi i parë që duhet të bëni nëse shihni dikë që po mbytet është të kërkoni ndihmë te dikush tjetër. Një i rritur mund të rezistojë në ujë për 3 minuta, por një fëmijë nuk qendron dot për më shumë se 3 sekonda. Duhet të jeni të kthjellët kur i bëni këto veprime pasi koha është faktori kryesor. Gjithashtu, mund të bërtisni për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve të cilët mund t’ju ndihmojnë në procesin e shpëtimit.

Arritja drejt personit që është duke u mbytur

Në këtë fazë duhet treguar shumë kujdes, pasi rreziku është i madh. Duhet të siguroni që jeni të mirëpozicionuar dhe viktima nuk do të mund t’ju tërheqë pas vetes.

Mjetet që mund të përdorni

Nëse viktima ndodhet shumë larg dhe është pothuajse e pamundur të shkoni me not, merrni një varkë për të arritur më shpejt tek ai. Por tregohuni të kujdesshëm të mos e lëndoni. Ndihmojeni të futet në varkë duke përdorur mjete rrethanore dhe përpiquni të stabilizoni gjendjen e tij.

A mund të notoni drejt tij?

Të notosh për të ndihmuar dikë nga mbytja duhet të jetë alternativa e fundit. Ky proces kërkon aftësi shumë të mira të të notuarit, në të kundërt personi tjetër rrezikon t’ju fundosë edhe juve. Gjithsesi, nëse ju duhet patjetër të notoni për të shpëtuar dikë, merrni me vete diçka tek i cili personi mund të mbahet. Kështu, do të jetë më e lehtë për të dy rruga drejt bregut, pasi distanca nga personi i rrezikuar është shumë e rëndësishme.

 Pasi të keni dalë në breg, gjëja e parë që do të bëni është t’i masni pulsin. Shikoni nëse e ka frymëmarrjen e rregullt dhe nëse është nevoja bëjini frymëmarrje artificiale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi/AnabelMagazine

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top