Angazhimi ndaj dikujt mund të jetë i frikshëm, kështu që nuk është për t’u habitur që shumë persona pyesin se si t’i kërkojnë dikujt që të dalin bashkë.
“The Sun” jep disa këshilla se si mund ta bëni dikë të ndihet i veçantë nëse e ftoni të dilni bashkë në një takim romantik.
Si?
Nëse është e mundur, kjo bisedë është më mirë të bëhet ballë për ballë. Kjo do të thotë më shumë për partnerin tuaj sesa thjesht dërgimi i një mesazhi në ëhatsapp ose në ndonjë tjetër media sociale.
Sigurohuni që të zgjidhni vendin e duhur. Jo të gjitha grave do t’u pëlqejë të pyeten publikisht nëse duan të nisin një lidhje romantike me ju. Gjithashtu, nëse e bëni një pyetje të tillë gjatë ose pas seksit, mund të lini një përshtypje të keqe.
Çfarë?
Një nga gjërat kryesore për t’u marrë parasysh është se organizimi i ambientit. Disa do të duan një spektakël të madh, me fishekzjarre dhe lule. Por disa të tjera kënaqen vetëm me pyetjen.
Kur?
Nuk ka asnjë rregull të përcaktuar për këtë, varet nga koha kur ju e ndjeni me të vërtetë për ta bërë këtë pyetje. Por është mirë ta bëni pyetjen kur mendoni se të dy jeni gati. Besojini instinktit tuaj.
Kini kujdes të mos nxitoni. Marrëdhëniet duhet të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme, në të kundërt personi që keni përballë mund të trembet. Gjithashtu, jini të vetëdijshëm se duke shtyrë kohën, do të dukeni sikur nuk jeni gati për një lidhje serioze.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.